Agjenti italian që ka në kontratë disa nga emrat më të mëdhenj të futbollit botëror, vazhdon fushatën publicitare në mbështetje të yllit më të ri të Serie A, Pol Pogba, duke e shtyrë mesfushorin drejt Madridit gjatë merkatos së verës:
“Nëse Reali i Madridit e kërkon, duhet të më telefonojë mua.
Madridi është një destinacion që ka edhe rreziqe të mëdha, pasi presioni në këtë klub është i madh dhe kjo mund ta shkatërrojë karrierën e një lojtari, por unë mendoj se Pogba është gati për këtë aventurë.
Ai mbetet shumë i fokusuar në jetën dhe karrierën e tij.
Jam në dijeni të faktit se Zidane dhe Anceloti e pëlqejnë shumë, por për momentin mendja e tij punon vetëm për Jventusin”.
Një sinjal i qartë nga Raiola që i hap rrugën transferimit të francezit në “Santiago Bernabeu”, sepse sipas tij, paratë nuk janë aspak problem për një klub si Reali:
“Realit mund t’i kushtojë rreth 100 milion euro kartoni i tij.
Unë besoj se kushdo skuadër që do ta blejë, do të bëjë një goditje të madhe sepse Pogba është ylli i një gjenerate të re”.
Në fund të intervistës, Raiola shton se vetëm 7 klube në botë janë në gjendje të afrojnë mesfushorin e Juventusit, prandaj edhe lufta për ta bindur do të jetë e ashpër.