Reali I Madridit është vënë në ndjkje të sulmuesit kolumbian,Radamel Falkao.
Klubi madrilen është duke përgatitur një ofertë për sumluesin, I cili është në pronësi të skuadrës së Monakos për ta transferuar në fund të sezonit nw “Santiago Bernabeo”.
Radamel Falkao I cili është huazuar gjatë merkatos së janarit tek “Djajtë e Kuq” me shumë mundësi nuk do të qëndoj më në ekipin e drejtuar nga trajneri hollandez Luis Van Gal.
Manchester United nuk ka ndërmënd të blejë përfundimisht kartonin e 29-vjecarit I cili kushton 43 milionë paund, pasi në 14 ndeshje të aktivizuara ka arritur të shënojë vetëm 4 gola.
Klubi francez I Monakos është shprehur se nuk e ka problem të ardhmen e Falkaos, duke theksuar se në adresë të klubin kanë ardhur një mori ofertash në drejtim të tij.
Presidenti Florentino Perez, është ai që dëshiron që të transferojë kolumbianin në Madrid pasi beson se tek madrilenët Falkao do ti rikthehet formës të dikurshme që ka pasur tek Atletiko e Madridit./f.b