“Premier League”/ Çelsi barazon ndaj Burnley, fiton Mançester Siti

22 Shkurt 2015, 11:23Sport TEMA

Chelsea i drejtuar nga trajneri portuges, Jose Mourinjo nuk ka mundur të marrë më shumë së një barazim 1-1 në “Stamford Bridge”, kundër Burnley.

Pavarsisht, se e dominuan takimin për 90 minuta Blutë e Londrës janë ndëshkuar 10 minuta para fundit të ndeshjes nga ana e BenMi.

Mbrojtësi serb, Branislav Ivanoviç kaloi në epërsi vëndasit në minutën e 14-të duke menduar se ftiorja do të ishte më e lehtë sec mendohej.

Pjesa e parë mbyllet me shifrat 1-0, ndërsa në pjesën e dytë Chelsea, përpiqet që të dyfishojë shifrat për të siguruar tre pikët, por mbrojta e Burlney tregohet e kujdeshme duke u mbrojtuar mjaft mirë.

Në minutën e 81 do të ishte BenMi që barazon shifrat, duke I dhuruar një pikë shumë të rëndësishëm për skuadrës së tij. Në minutat në vëzhdim, Chelsea hidhet në sulm për të shënuar golin e fitores që nuk arrijnë ta realizojnë, duke e mbyllur përfundimisht takimit në shifrat e barabarta 1-1.

Pas këtij barazimi Chelsea mbetet në krye të tabelës më 6o pikë, pesë pikë më shumë se Manchester Cityn që arriti të shfytëzontë hapin fals të kryesuesve duke mundur me rezultatin e thellë 5-0 Newcastle United.

Ndërkohë, fitore tejet të rëndësishme ka arritur edhe Arsenali që mposhti Crystal Palace 1-2 me golat e Santi Cazola dhe Olivier Giroud, duke u renditur në vëndin e tretë me 48 pikë./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje