Tirana bie në Lac ashtu si në ndeshjen e fazës së parë.Laci ka arritur një fitore shumë të rëndëshime në shtëpi kundër kryesuesve të kampionatit, Tiranën, me rezultatin e pastër 3-0.
Edhe pse pa praninë e tifozëve, lacianët dominuan për 90-minuta takimin, duke realizuar tre herë në portën e mbrojtur nga Stivi Frashërit. Pjesa e parë I ka të gjitha brënda, gola raste dhe kartona të kuq.
Ekipi I drejtuar nga trajneri shkodran, Armando Cungu, kaloi në avantazh që në minutën e 24-tërt pas një gabi fatal që bëri portieri Frashëri, I cili nuk arriti të kontrollonte në mënyrën e duhur topin e godtur nga mesfushori Sefgjinaj.
Janë përsëri vëndasit që dyfishojnë shifart në mintën e 41- me anë të mbrojtësit Arian Sheta që realizon me kokë, por pas festimit të golit mbrojtësi ndëshkohet me kartonin e kuq, pasi heqjes së fanellës.
Nuk kaluan as 2 minuta dhe është kapiteni I bardhbluve ,Ervin Bulku, që ndëshkohet edhe ai me kartonin e kuq, pas një goditje me bryl ndaj Zefit në mesfushë. Pjesa e parë mbyllet me avatazhin e Lacianëve me rezultatin 2-0.
Në pjesën e dytë trajneri Magani aktivizon të gjithë sulmuesit duke futur në lojë Ndikumanën, Sefën dhe Morinën, por përsëri nuk rezultuan efikas, duke krijuar shumë pak raste për shënim.
Kur takimi po i’a afrohej fundit Laci shënon edhe golin e tretë me mesfushorin Agim Meto, I cili realizon golin e katërt me fanellën e Lacit, pas një asisti perfekt nga Aldo Mitraj.
Pas kësaj humbje Tirana qëndron në kuotën e 47 pikë një ndeshje më shumë se Kuksi që luan nesër në Korcë përballë Skëndërbeut, ndërsa Laci renditet në vëndin e pestë me 38 pikë të grumbulluara.
Ndërsa në takimet e tjera të luajtura, Partizani është rikthyer tek fitorja pas një jave shumë të vështirë që kanë kaluar, duke mundur me rezultatin 2-1 Teutën.
Ndeshja është zhvilluar në qytetin e Fierit pasi terreni I stadiumit “Qemal Stafa” do të inagurohet në ndeshjen e javës së ardhshme në derbin e kryeqytetit Tirana-Partizani. Të kuqtë e Shpëtim Duros realizuan që në pjesën e parë me antë të sulmusit Fazliu dhe mesfushorit Mentor Mazrekaj I cili realizoi me 11-metërsh, ndësa për Teutën shënoi shkodrani Ansi Nika.
Fitore të rëndësishme arritën edhe Vllaznia me Flamurtain. Shkodranët fituan kundër Apolonisë me rezultatin 2-0 me golat e Sosës dhe Likës, ndërsa për vlonjatët shënoi blerja e merkatos së janarit Bedi Buval që shënoi në minutat e fundit të takimit duke I dhënë tre pikë të rëndësishmë ekipit të drejtuar nga Ernestino Ramela.
Ndërkohë nesër zhvillohet ndeshja e fundit për këtë javë në Kategorinë Superiore ndërmjet Skëndërbeut dhe Kuksit dy rivalet kryesore për titullin kampion./f.b
E hogren tironcicat e? Tre petlla mre ?