Në përfundim të ndeshjes, Paderborn-Bajern Mynih, e cila përfundoi me fitoren tenistike të bavarezëve 0-6, trajneri spanjoll Pep Guardiola, ka shkuar dhe ka takuar mesfushorin shqiptar Alban Meha, duke i thënë dicka në vesh.
Është vetë Meha, i cili në një prononcim për gazetën gjermane “Bild”, ka shpjeguar fjalët e trajnerit spanjoll, duke theksuar si ai i tha se ke këmbë shumë të forta dhe duhet të vazhdosh kështe.
Dhe për të, e thënë nga Guardiola, është një kënaqësi e vecantë.
“Pep mu afrua dhe më komplimentoi.
Më tha se ke një këmbë shumë të fortë dhe se duhet të vazhdosh kështu.
Unë u befasova, por u ndjeva krenar për një kompliment të tillë nga një trajner i madh.
Për mua është nder dhe një kënaqësi e madhe” deklaroi Meha, i cili një javë më parë realizoi një gol spektakolar nga goditja e dënimit kundër skuadrës së Hamburgut./f.b
Guardiola e ka bere kete kompliment, ndoshta edhe per nje moment shume pozitiv te Mehes gjate ndeshjes: ne nje dyluftim te gjate me Boeteng, ne krahun e majte te sulmit te Paderborn, Meha doli fitues, duke shfaqur jo vetem force dhe qendrueshmeri me te mire, por edhe shpejtesi me te madhe se Boeteng. Gjuajtja pas dyluftimit fitues, perfundoi paksa mbi kendin e djathte te portes se Bayern-it, edhe pse Meha u ndodh shume skiç ne momentin e gjuajtjes.
Ah qe nuk I beri dot nje gol Bayernit,
Por ekipi Mehes e kishte mbrojtjen kot fare
Eh para Bayern-it keshtu duken mbrojtjet te gjitha .Te kishe pare Romen …si ekip amatoresh para Bayern-it.
Eshte ngushellim i vogel ne kete humbje katastrofike…!