“Champions League”, Juventusi lë të hapur kualifikimin

25 Shkurt 2015, 10:13Sport TEMA

Në “Juventus Stadium”, Juventusi ka arritur të fitojë me shifrat 2-1, kundër gjermanëve të Borusia Dortmundit.

Kampionët në fuqi të Italisë, zhilluan një lojë mjaft të mirë kundër gjermanëve, por goli I shënuar nga Rojs, lë të hapur kualifikimin për në ndehsjen e kthimit.

“Zonja e Vjetër”, kalon e para në avantazh me anë të sulmuesit, Karlos Tevez, që në minutën e 13-të duke entuziasmuar tifozët vëndas.

Por, pas 5 minutash lojë, mbrojtësi Kielini bën një gabim fatal në mbrojtje, duke I dhënë mundësinë mesfushorit, Marko Rojs, I cili përballë portierit Bufon nuk gabon, duke barazuar shifrat.

Goli I jep zemër miqve që sulmojnë vazhdimisht, por një hutim në qëndrën e mbrojtjes I jep mundësin sulmuesit të ardhur nga Reali I Madridit, Alvaro Morata që të kaloi në epërsi Juventusin 2 miunta para fundit të pjesës së parë.

Pjesa e dytë, të nuk do të ndryshonte asgjë në rezultat, me Juvntusin që përpiqet më shumë për të shënuar edhe golin e tretë por që nuk kanë saktësin e duhur përpara portës.

Ndeshja mbyllet në shifrat 2-1, për bardhezinjtë që lënë të hapur kualifikimin në ndeshjen e ardhshme që zhvillohet në “Induna Park” të Dortmundit./f.b

1 komente në ““Champions League”, Juventusi lë të hapur kualifikimin”

  1. komiti i maleve . says:

    borusia u shfaq mbreme me autoritare ne loje dhe me e qarte ,pavarsisht humbjes
    mendoj se juvja deri ketu e kishte rrugen e hapur dhe i duhet te beje nje pit-stop deri ne shtator .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje