Ronaldo, objektivi i radhës është Di Stefano

24 Shkurt 2015, 15:10Sport TEMA

“Kristiano Ronaldo është lojtari më efikas që kam njohur gjatë gjithë karrierës  time”.

Kështu u shpreh trajneri i Realit i Madrdit, Karlo Anceloti, përsa i përket yllit portugez.

Ndaj Elçes, 30-vjecari realizoi golin e tij të 290 me fanellën e Realit, duke arritur Santilanën në vendin e tretë të golashënuesve më të mirë të “Los Blankos” gjatë gjithë historisë.

Por, ndryshimi mes të dyve qëndron te fakti se Karlos Santilana i ka realizuar 290 golat e tij me fanellën e klubit merengues në 645 ndeshje të luajtuara, ndërsa Ronaldo numëron 362 takime më pak se ai.

Shifra këto që tregojnë se portugezi është një makineri e vërtetë golash.

Objektivi i radhës i Kristianos është të arrijë Di Stefanon.

Legjenda e klubit madrilen është në kuotën e 307 finalizimeve dhe Ronaldo tashmë ndodhet vetëm 17 gola pas Alfredo Di Stefanos.

Mesatarja e shënimit të Ronaldos është me të vërtetë e frikshme, 1, 03 gola për ndeshje, teksa në 281 takime ka tundur 290 herë rrjetën.

Shifra këto që as shënuesi më i mirë i të gjithë kohërave te “Los Blankos”, spanjolli Raul Gonzales, nuk u afrohet aspak.

Të vetmit që kanë një mesatare shënimi që afrohet disi asaj të Ronaldos janë Ferenc Pushkas dhe Alfredo Di Stefano.

Hungarezi 242 golat e tij me Realin i realizoi në 262 ndeshje, me një mesatare prej 0,92 golash për sfidë, ndërsa Di Stefano 307 rrjetat e tij i ka realizuar në 392 ndeshje.

Nëse CR7 vazhdon me këto ritme, 10-herë kampionët e Europës do ta kenë më thjeshtë të fitojnë të tjerë trofe.

154 gola Ronaldo i ka shënuar në Bernabeu ndërsa 136 prej tyre në transfertë.

Edhe pse nuk e nisi mirë vitin 2015, portugezi pak nga pak po arrin formën më të mirë.

Në këtë sezon ai numëron një mesatare prej 1,08 golash për ndeshje, e njëjtë me atë të sezonit të kaluar ku Ronaldo realizoi 51 gola në 47 takime me “Los Blankos”.

4 komente në “Ronaldo, objektivi i radhës është Di Stefano”

  1. plaku i mocem says:

    Bravo Ronaldo,eshte kenaqesi te shikosh grinten e ketij djali,shume rezultativ.Me ka takuar te flas me nje portuges per kete futbollist,por ai me kundershtoi vlersimin tim,sepse sipas tij,ai nuk ishte cfaqur nivelin e tij ne kombetrae portugeze.Po kjo eshte pune e portugezeve.
    Interesante do te jete se kush do ti afrohet Ronaldos ne rekordet e tij.Ai eshte shume afer edhe ndaj legjendave Pushkash e Di Stefano dhe me siguri do t’i kapaeceje ata.Bota mrekullohet nga ky djale,por edhe nga djali pa fjale i Barcelones, Leo Messi.Jane te mrekullueshem te dy une nuk i ndaj dot

  2. komiti i maleve . says:

    mund te shenoje ,por duhet te beje ate qe po ben tani messi me m.cityn ,qe po luan per ekipin ,pavarsisht se kurorat me dafinat e thara i mer ronaldo
    nuk ja hame hakun qe shenon gola ,por shenon kur nuk i duhet te shenoje dhe nuk shenon kur duhet .
    duhet te piqet akoma ,qe ti sherbeje ekipit ,sido qe nuk eshte i madh ,por vetem 30 vjec .
    eshte ndonjehere cudi se revani mesohet dhe ne pleqeri .

    1. plaku i mocem says:

      “Komiti i maleve” e kuptoj aluzionin tuaj(revani nuk varet vetem nga kali,por edhe nga kaloresi),une mendoj se rolet e ketyre dy lojtareve te medhenj ne ekipe jane te ndryshme ashtu sic jane te ndryshem ekipet, trajneret dhe menyra e lojes e sejcilt prej tyre.Te pershendes.

  3. madrid says:

    Po te shtunen, per ke luajti Messi, per Barcelonen apo per Malagen?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje