Botërori Katar 2022 do të zhvillohet në nëntor dhe dhjetor?

24 Shkurt 2015, 15:02Sport TEMA

Task Forca e FIFA-s, që është edhe grupi i punës që po studion alternativat e ndryshme për Botërorin e vitit 2022, ka vendosur që t’i propozojë Komitetit Ekzekutiv të qeverisë së futbollit botër që Kupa e Botës që do të organizohet nga Katari të luhet në periudhën nëntor – dhjetor.

FIFA, pasi hodhi poshtë mundësinë që turneu më i rëndësishëm i futbollit në botë të zhvillohej sic ka ndodhur gjithmonë në qershor dhe në fillim të korrikut, për shkak të temeperaturave të larta në vendin aziatik, po analizon me shumë kujdes të gjitha alternativat, për të marrë vendimin më të mirë të mundshëm.

Në fakt klubet europiane kishin propozuar që Botërori i vitit 2022 të organizohet në muajin maj, ndërsa një tjetër alternatinë ishte periudha janar shkurt, por presidenti i Konferderatës Aziatike të Futbollit, sheiku Salman Bin Ibrahim Al-Khalifa, e ka hedhur poshtë edhe këtë ide, me argumentin e thjeshtë se në këtë periudhë do të zhvillohen lojërat dimërore.

Rekomandimi i Task Forcës për organizimin e “Katar 2022” në muajt nëntor – dhjetor, pritet të marrë edhe pëlqimin e Komitet Ekzekutiv të FIFA-s në mbledhjen e muajit mars, për t’u dhënë fund një herë e mirë polemikave mbi periudhën e zhvillimit të Kupës së Botës në vitin 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje