Anulohet derbi në “Qemal Stafa”, tapeti i stadiumit nuk është ende gati për zhvillimin e ndeshjeve

25 Shkurt 2015, 10:10Sport TEMA

Kaos me stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”  ku do të luhet derbi I kryeqytetit Tirana-Partizani që është palnifikuar që të zhvillohet ditën e premte në orën 19:00.

Firma greke që ka vendosur tapetin e ri është shprehur se tapeti i stadumit nuk është ende gati për zhvillimin e ndeshjeve.

Edhe pse u fol se terreni i stadiumit “Qemal Stafa” do të ishte gati për ditën e premte, nuk ka rezultuar i sukseshëm.

Tashmë zhvillimi i derbit është në rrezik pasi stadiumi “Elbasan Arena” është në rikonstruksion.

Kjo, pasi po punohet për shtrimin e pistës atletike me tartan, ndërsa stadiumi i Durrësit është i zënë.

Kjo bën që drejtuesit e Tiranës, si organizatorë të ndeshjes, të gjejnë një tjetër stadium./f.b

2 komente në “Anulohet derbi në “Qemal Stafa”, tapeti i stadiumit nuk është ende gati për zhvillimin e ndeshjeve”

  1. Besi says:

    Shqiptaret kane shume probleme me te medha se futbolli. Me mire ta przullojne per disa vite kete kampionat falso, qe i ka te gjithe te zezat e nje shoqerie

  2. drope says:

    ta shtyne per me vone ,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje