INTERVISTA/ Batha: E mundim përsëri Tiranën, na lehtëson rrugën drejt titullit kampion

25 Shkurt 2015, 14:16Sport TEMA

“Derbi nuk ka nevojë për shumë karikim pasi cdo lojtarë e pret me padurim këtë sfidë. I kemi të gjitha shanset që të dalim përsëri fitimtarë kundër Tiranës. I bëj thirrje tifozave që të na mbështesin sic kanë bërë gjithmonë, bashkë do t’ia dalim”.

Kështu është shprehur në një intervistë për gazetën TemA mesfushori i “Demave të Kuq” Idriz Batha.

22-vjeçari ka theksuar gjithashtu se nuk i druhet aspak alencave që mund të bëhen nga ekipet e kreut duke u shprehur se janë të përqendruar vetëm tek ndeshjet e tyre për të marrë maksimumin e pikëve.

Batha, vini pas një fitoreje të rëndësishme kundër Teutës 2-1. A ka entuziazëm në skuadër në prag të derbit kundër Tiranës?

Skuadra është në gjëndje shumë të mirë pas fitores që arritëm me Teutën. Lamë pas një gjendje të turbullt që na la humbja në Kukës, ndërsa sa i përket derbit dihet që nuk ka nevojë shumë për karikim pasi çdo lojtar mezi e pret këtë ndeshje.

Sa janë shanset e Partizanit që të dalë përsëri fitimtarë?

Përsa i përket rezultatit them se i kemi të gjitha mundësitë dhe shanset për ta fituar sërisht këtë ndeshje. Kemi tifozat më të mirë në botë, që na i bëjnë akoma edhe më të thjesht këtë ndeshje dhe besoj se do ta mundim përsëri Tiranën.

Tashmë ndodheni katër pikë larg Kukësit të vëndit të parë dhe tre pikë larg Tiranës që renditet në vëndin e dytë. A mendoni se do t’ia arrini ti kaloni në renditje, dhe të shpalleni kampion në fund të sezonit?

Kampionati është ende i hapur dhe ekipet janë të ngjeshura me pikë, dhe ka ende shumë pikë në lojë. Ne nuk kemi dalë aspak nga objektivi i titullit kampion dhe në rast fitoreje kundër Tiranës, kalendari bëhet pak më i thjesht për neve.

A druheni aleancave që mund të bëhen nga skuadrat e kreut?

Nuk i mendoj fare aleancat. Jemi të përqendruar vetëm tek ndeshjet tona, duhet t’i marrim ndeshjet një e nga një për të marrë maksimumin e pikëve.

Cila është thirrja juaj për ultrasit e kuq për derbin kundër Tiranës?

Për sa i përket tifozave, u bëj thirrje që të na mbështesin siç kanë bërë gjithmonë. Vazhdojmë akoma me atë që ata e kanë nxjerrë vetë si shprehje: “Lojtarë-Tifozë-Jemi Një”.

Fatjon Baze

1 komente në “INTERVISTA/ Batha: E mundim përsëri Tiranën, na lehtëson rrugën drejt titullit kampion”

  1. lupeni says:

    Iu futbollistat e Partizanit lani njehere gojen para se te permendni titullin.O konet qe lepijni mullaqet e presidenteve.O iu qe i hapet porten lacit edhe me te rinjte.Po si nuk ka nje burre nga iu qe te largohet nga llumi ku jeni zhytur , me ate Duro nevrikun te parin.Luani njehere paster per ata qindra njerez qe iu ndjekin kudo.Duhet te ishit shembull i skuadrave shqiptare per emrin per historine dhe per ata tifoze qe iu vijne pas.Jeni per te ardhur turp

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje