Një kaos i vërtetë me derbin e kryeqytetit.
Sfida e parashikuar për t’u luajtur në “Qemal Stafa” të premten u anulua për shkak se impianti i futbollit në Tiranë nuk ishte gati dhe se tapeti i ri i shtruar nuk mund të priste supersfidën e madhe.
Pas anulimit menjëherë Tirana dhe Partizani nisën bisedimet dhe fillimisht u raportua se të dyja klubet ranë dakort që kjo ndeshje të luhet më 12 Mars në “Qemal Stafa”, ndërkohë që edhe FSHF ra dakort për këtë datë..
Por, pas këtij lajmi, klubi i Partizanit ka reaguar zyrtarisht, duke thënë se nuk është dakord me shtyrjen e kësaj ndeshje.
Partizani kërkon që ajo të zhvillohet siç ishte parashikuar, pra më 27 shkurt.
“Klubi ju informon se nuk ka rënë dakord që Derbi i kryeqytetit Tirana – Partizani të zhvillohet në datën 12 mars .
Zyrtarisht Klubi i është drejtuar Sektorit të Garave pranë Federatës Shqiptare të Futbollit me një shkresë zyrtare ku i është kërkuar organit kompetent për mbarëvajtjen e kampionatit, që ti përmbahet kalendarit të publikuar dhe zhvillimin e ndeshjes sipas datës së përcaktuar më pare, pra më 27 shkurt dhe jo me 12 mars”, thuhet në një deklaratë të Partizanit.
nuk ka asgje te re nga “legjenda e krimit te kuq”
KAPTERRAT, SPIUNET DHE KATUNARET kaq dine te bejne
asgje me shume
Te erdhi koha per te mbledh kanoce o mi bashkie