Ronaldo premtim Perezit: Ki besim tek ne, nuk do të dështojmë

27 Shkurt 2015, 13:17Sport TEMA

Sipas mediave spanjolle, ylli i Real Madridit Kristiano Ronaldo, i ka bërë një premtim presidentit Florentino Perez.

Perez ishte i pranishëm në seancën stërvitore të madrilenëve për të  takuar skuadrën në prag të përballjes kundër Vilarealit për kampionat.

Premtimi që fituesi i “Topit të Artë” i bëri presidentit Perez ishte që të ketë besimtek skuadra, pasi nuk do të zhgënjehet aspak

Ki besim tek ne president, nuk do të dështojmë“.

Janë këto fjalët që Ronaldo i tha numrit një të madrilenëve.

Ronaldo ka pasur si synim që ta takonte edhe më përpara presidentin, për t’i treguar se i gjithë grupi i futbollistëve është i bashkuar për të arritur objektivat në fund të sezonit./f.b

1 komente në “Ronaldo premtim Perezit: Ki besim tek ne, nuk do të dështojmë”

  1. komiti i maleve . says:

    ja leme kohes se cfare do te ndodhe si per realin ashtu dhe per barcen ,por reali ka nje plus : perezi e derdh qesen ,nuk eshte korronac sikur shen -bartolomeu .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje