Përfundon kaosi, Tirana-Partizani do të luhet në "Qemal Stafa" më 12 mars

27 Shkurt 2015, 12:23Sport TEMA

Merr fund kaosi i zhvillimit të ndeshjes Tirana-Partizani.

Derbi i kryeqytetit shqiptar, do të luhet në stadium kombëtar “Qemal Stafa” me datë 12 mars.

Klubi i Partizanit ka pranuar kërkesën e tifozave të saj, të mbrëmjen e së enjtes kërkuan që ndeshja të shtyhej dhe të zhvillohet në impiantin e “Qemal Stafës”.

Në kërkesën dërguar klubit, tifozët e Partiazani kërkuan që ndeshja të luhej në Tiranë, për arsyen që të ishin në numër sa më të madh në tribuna për të mbështetur skuadrën, pasi në rast se ndeshja do të luhej në Peqin, tifozët e Partizanit do të kishin në dispozicion vetëm 200 bileta.

Kërkesa e “Ultrasve Guerrils’ është pranuar menjëherë nga klubi i Partizanit, duke arritur gjithashtu edhe marrveshjen me drejtuesit e Tiranës që ndeshja të zhvillohet më datë 12 mars, me orarin që ende nuk është përcaktuar./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje