Barcelona, 50 milion euro për Dybala dhe Verratin

27 Shkurt 2015, 14:09Sport TEMA

Drejtori i ri sportiv i Barcelonës, Areido Braida, ka nisur menjëherë punën për gjetur lojtarët e duhur për ekipin e katalanasve.

Lojtarët që ish- drejtori sportiv i Milanit ka piketuar për ti siguruar gjatë merkatos së verës së ardhshme dhe për ti pasur në dispozicion në janarin e vitit 2016, janë sulmuesi i skuadrës italiane të Palermos, Paulo Dybala dhe mesfushori i PSG-së, Marko Verrati.

Shuma që presidenti i Barcelonës Josep Bartomeu i ka vënë në dispoziciom Braidës, është 50 milon euro, për të bindur dy lojtarët që të transferohen në “Kamp Nou”.

Dybala është duke shkëlqyer në kampionatin italian me skuadrën e Palermos, ku deri më tani ka arritur të realizoje 12 gola, duke i dhuruar shumë pikë sicilianëve, dhe do të ishte një sulmues ideal për skuadrën e Barcelonës.

Ndërsa, mesfushori i përfaqësueses italiane Marko Verrati shihet si zëvëndëuesi ideal i Ksavit, i cili është në fund të karrierës së tij tek blaugranët, pasi në fund të sezonit me shumë mundësi do të largohet nga katalanasit.

Por, objektivat kryesorë që drejtuesit spanjoll kanë, janë Pol Pogba i Juventusit dhe Marko Rojs i Dortmundit.

Por, me 50 milionë euro klubi spanjoll nuk mund të firmos dot me asnjërin prej të dyve, dhe duket se do përqëndrohet tek dy talentët që pritet të kenë një të ardhme të madhe, Dybala dhe Verrati./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje