Skuadra e Juventusit vazhdon të këmbëngulë për të siguruar shërbimet e Rey Manajt, 18-vjecarit shqiptar që luan me Kremonezen në Lega Pro.
Sipas Tuttosport, brenda marsit do të zhvillohet një takim mes drejtuesve të të dy klubeve, për të mbyllur gjithcka, që sulmuesi i përfaqësueses u-19 të Shqipërisë të kalojë në pronësi të “Zonjës së Vjetër”.
Kremonese nuk po kalon një periudhë të mirë në Lega Pro, madje renditet shumë pranë zonës së ftohtë.
Megjithatë, në radhët e kësaj skuadra bie lehtësisht në sy cilësia e djaloshit lushnjar, kartoni i të cilit vlerësohet rreth 1 milion euro.
Drejtuesit bardhezinj kërkojnë të veprojnë me shpejtësi, për të mposhtur konkurrencën e klubeve të tjera, kryesisht të Palermos në Serinë A.
Gjatë këtij sezoni Rey Manaj është aktivizuar në 9 ndeshje dhe ka shënuar një gol me Kremonesen në kampionat, ndërsa në Kupën e Italisë ka luajtur në 3 takime.
Sulmues, 9 ndeshje, 1 gol (!?)
Ka diçka që nuk shkon…
Ate do te thoja dhe une.
Spikat nje lojtar,kerkohet 1 miljon Euro dhe luan as me shume dhe as me pak por… 9 ndeshje!Po te ishte i tille dhe per faktin qe Kremoneze rrezikon renie nga kategoria,ky djalosh,qe nuk dua ti ul vlerat,do te ishte aktivizuar me shume.
Ose tregu eshte i tille qe te tjeret vlejne nga 10 milion Euro dhe po shkojme te marim nje te lire.Ndryshe nuk ka si te justifikohen keto shifra per nje talent!