Murinjo: Kupa e Ligës, trofeu më i rëndësishëm

28 Shkurt 2015, 15:19Sport TEMA

Hoze Murinjo është shumë pranë fitimit të trofeut të parë në eksperiencën e dytë si trajner i Çelsit, teksa këtë të dielë skuadra e tij do të përballet me Totenhemin në finalen e Kupës së Ligës.

Për “Special One”, ky trofe është më i rëndësishmi në karrierë, duke e argumentuar me synimin e tij për të parë gjithmonë përpara.

Që nga viti 2003 portugezi ka fituar gjithcka me Porton, Çelsin dhe Realin e Madridit, por ambicia e tij është të koleksionojë trofe të tjerë:

“Kjo finale është më e rëndësishmja në karrierë, madje edhe më e rëndësishme se finalet e Champions Leagues.

Më e rëndësishme edhe se të gjitha finalet që kam luajtur më parë.

Mos vallë ju dukem i marrë që po e them këtë?

Është kështu sepse është finalja a radhës, ndërsa trofetë e tjerë janë në muzetë e klubeve që kam drejtuar.

Medaljet që kam fituar më parë i kam lënë diku në shtëpi, nuk e di ekzaktësisht se ku.

Për mua ndeshja më e rëndësishme e karrierës ashtë ajo e radhës”.

Si gjithmonë, orgjinal Hoze Mourinjo në komunikimin me gazetarët, edhe pse për italianet “Gazzeta Dello Sport” u shpreh se kulmin e karrierës si trajner e ka arritur në krye të Interit, skuadër më të cilën arriti të fitonte njëkohësisht titullin e Serisë A, Kupën e Italisë dhe Champions League, dicka që nuk ka mundur ta bëjë te Porton, Çelsi dhe Reali i Madridit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje