Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, pritet të largohet nga kampionati italian për atë gjerman.
Hanoveri e ka ndjekur lojtarin e Kombëtares së Shqipërisë në disa ndeshje dhe do të provojë transferimin e tij gjatë afatit merkatos verore, transmeton Telegrafi.
Sipas medieve italiane dhe atyre gjermane, edhe skuadra aktuale e Hysajt, Empoli, është pajtuar që ta shesë mbrojtësin e djathtë për katër milionë euro.
Ndërkohë, besohet se Hanoveri i ka ofruar kontratë pesëvjeçare 21-vjeçarit, me një pagë shumë herë më të mirë se sa fiton në Empoli.
Megjithatë, në fund të sezonit do të dihet nëse Hysaj do të transferohet në Bundesliga apo do të qëndrojë në Serie A te ndonjë skuadër tjetër.
Kampionat me te bukur per te luajtur football nuk ka. Do te jete shume me fat po te shkoje ne Gjermani. Suksese nqs ndodh
Dhe e meriton sepse eshte i vetmi lojtar Shqiptar meriton Serie A dhe Bundesligen .