Manchester United është vënë në ndjekje të talentit hollandez, Memphis Depay.
Mesfushori i kombëtares hollandeze, do të largohet në fund të sezonit nga skuadra e PSV-së, pasi dicka e tillë është konfirmuar edhe nga drejtori sportive Toon Gerbrand.
21-vjecari pëlqehet shumë nga bashkpatrioti I tij, trajneri Luis Van Gal, I cili e ka pasur edhe në kombëtare gjatë botërorit “Brazil 2014” duke e aktivizur në në disa ndeshje, ku arriti të shënonte edhe 2 gola kundër Kilit dhe Australisë.
Drejtuesit e “Djajve të Kuq” janë duke përgatitur një ofertë që të bind, Depayin, që të transferohet në fund të sezonit në “Old Traford”.
Gjatë verës së kaluar skuadra e Totenhemit ofroi një ofertë prej 20 milionë eurosh për Depay, ofertë e cila u refuzua nga drejtusit e klubit të PSV-së.
Memphis Depay është duke shkëlqyer këtë sezon tek PSV-ja ku ka arritur të realizojë 21 gola në 31 ndeshje./f.b