Barcelona ka nxjerrë në shitje sulmuesin spanjoll, Pedro Rodriguez, I cili do të largohet nga “Camp Nou” në fund të sezonit për shumën e 30 milionë eurove.
Drejtuesit e klubit katalanas, do të largojnë një nga sulmuesit gjatë merkatos së verës, dhe I sakrifikuari do të jetë Pedro Rodriguez, kontrata e të cilit përfundon në vitin 2016.
Për sulmuesin spanjoll, kanë shfaqur interes tre skuadra të “Premier League” , Manchester United, Chelsea dhe Arsenali, të cilat janë të gatshme të derdhin në arkat e klubit spanjoll shumë e vendosur nga “Blaugranët”.
Edhe pse blerjet e lojtareve për 1 vit janë bllokuar nga FIFA, te Barcelona do të ketë largime që në mërkaton e kësaj verë. Klubi katalanas nuk ka arritur një akord për të rinovuar me Pedron pasi nuk është I kënaqur me aktivizimin e tij nga trajneri Luis Enrike./f.b