Siti kërkon Guardiolën për të mposhtur Murinjon

3 Mars 2015, 15:44Sport TEMA

Te Mancester Siti nuk mund të jenë të kënaqur,  5 pikë larg kreut në klasifikimin e kampionatit, distancë që mund të shkojë në 8 pikë, me Çelsin që ka luajtur  një  ndeshje më pak.

Aq më tepër që ambiciet në Champions të kompromentuara pas disfatës në shtëpi me Barcelonën.

Në këtë situatë e ardhmja e Manuel Pelegrinit në stolin e skuadrës është më e rrezikuar se kurrë dhe nëse në fund të sezonit tekniku nga Kili nuk do të ketë fituar asgjë, lamtumira e tij duket e sigurt dhe ëndërra e drejtuesve për ta zëvendësuar, mban emrin e Pep Guardiolës.

Zhgënjimi mbretëron në ambientin e “Citizens”.

Vetë Pelegrini pas disfatës me Liverpul e pranoi se misioni për mbrojtjen e titullit tashmë është seriozisht i komplikuar.

Çelsi në këtë mënyrë në kampionat fitoi edhe pa luajtur, ndërsa triumfonte ndaj Totenhem në finalen e Kupës së Ligës.

“Citizens” nuk arritën të ngjiten në klasifikim për të shpresuar në reduktimin e distancës nga kreu.

Sezoni është zhgënjyes për Pelegrinin, që në fund të tij sipas të gjitha gjasave do të largohet nga stoli i Mancester Sitit.

Emrat për trashëgiminë e tij kanë filluar të qarkullojnë që tani.

Së fundmi është përmendur shpesh Diego Simeone, por pronarët e Sitit po monitorojnë me kujdes situatën te Bajerni i Mynihut, me Pep Guardiolën që në fund të viti mund të largohet nga klubi bavarez.

Padyshim që ky është një lajm entuziazmues për tabloidët angleze.

Në rast se spanjolli do të shkojë në Mancester, do të konfigurohet sërish beteja mediatike mes Guardiolës dhe Murinjos, që pak vjet më parë ndezi La Ligën kur të dy trajnerët drejtonin Barcelonën dhe Realin e Madridit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje