Ndeshja Skëndërbeu-Tirana e programuar për tu luajtur të mërkurën në 17.00 nën dritat e prozhektorëve rrezikon të zhvillohet në këtë orar pasi stadium Skëndërbeu është debitor për shkak të mos pagimit të faturave të energjsië elektrike në një shumë që kap vlerën 44 milionë lekë të vjetra.
Ky detyrim për hir të së vërtetës është i mbartur prej 8 vitesh, pasi daton që në 2007 që stadium nuk i paguan faturat përkatëse, raporton Sport News.
Në atë periudhë klubi dhe stadium administrohej nga Bashkia e Korcës dhe fillesat e këtij borxhi me një shifër relativisht të madhe i përkojnë piëkrisht institucionit të rëndësishëm të qytetit. Klubi Skëndërbeu admin istrohet që nga vera e vitit 2012 nga Ardian takaj dhe nën këtë administrim të duket absurd që klubi I sotëm të paguajë dhe detyrimet e së shkuarës. Alarmi për këtë borxh është dhënë që dy javë më parë dhe pavarësisht interesim të Takajt ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti që Bashkia nuk është shqetësuar dhe nuk ka marë përsipër për momentin asnjë tratativë me kompaninë përkatëse për të gjetur një mënyrë për shlyrjen e borxhit dhe për të mos cënuar aktivitetin.
Skëndëbreu ka opsionin të luajë pa prozhektorë por një gjë e tillë do të cënonte realisht imazhin e ndeshjes dhe programin zyrtar të sfidës. Një spostim I orarit të ndeshjes përpara kohe do të ndikonte direct dhe në pjesëmarrjen e tfiozëve në stadium duke qënë se është ditë jave dhe njerëzit janë në marëdhënie pune në orarin e drekës.
Klubi Skëndërbeu dhe personalisht presidenti Takaj janë duke negociuar që edhe kjo ndeshje të zhvillohet në orarin e premtuar dhe fill pas kesaj sfie, klubi dhe bashkia të ulen për të gjetur një mënyrë për të nisur shlyrjen e borxhit I cili mbaret tanimë prej 7 vitesh. Nëse e gjitha kjo nuk mund të arrihet ka një ide për të instaluar gjenerator por një gjë e tillë duket realisht e vështirë, për shkak të kohës së shkurtër në dispozicion dhe të sigurisë maksimale që ofron një zgjidhje e tillë.
Një pakujdesi e vjetër e mbartuar sidomos nga një insistucion shtetëror mund të prodhojë sërish kaos me kalendarin e javës së ardhshme në superiore. Zhvillimi I ndeshjes në orën 17.00 ditën e mërkurë hë për hë është në rrezik.
Epo Bashkia e Korces te mos i beje paret rrush e kumbulla duke ndertuar kulla preshi si ajo para turizmit,por te shlyeje detyrimet dhe pastaj te mendoje per investime fitim prurese nga tenderat qe i fiton ai….. miku i ngushte i pushtetareve……..