Asistent-drejtori sportiv i Barcelonës, Carles Rexach, thotë se Real Madridi vendosi ta shiste Angel Di Marian, sepse ishte “i shëmtuar” për klubin madrilen.
Argjentinasi kaloi te Manchester Unitedi në verën e shkuar për 81.8 milionë euro, mirëpo cilësitë e tij nuk po shfaqen nën drejtimin e Luis Van Gal.
Sipas Rexach, arsyeja kryesore e shitjes së 27-vjeçarit ishte për shkak të shqetësimeve të Los Blancos për brendin dhe imazhin e klubit.
“Florentino Perez e shikon tregun botëror dhe kërkon një ekip ‘galaktikësh’ që t’i admirojnë të gjithë.
E kuptoni çfarë dua të them?.
Ronaldo është produkti më i shitshim i klubit. Perez po shet një brend ndërkombëtar.
Vicente del Bosque dhe Di Maria janë të shëmtuar për Real Madridin. Ata dallojnë nga Toni Kroos e James Rodriguez”, ka deklaruar Rexach për Regio7.
Ky vit shenon edhe fillimin e renies se Real…keshtu Reali te mbaje bukuroshet.