Alegri: Duam të fitojmë edhe Kupën e Italisë

4 Mars 2015, 16:03Sport TEMA

Kampionati, Champions League, Kupën e Italisë.

Masimiliano Alegri dhe Juventusi i tij i duan të gjitha.

Me titullin e Serisë A praktikisht të siguruar, objektivi i radhës është finalja e Kupës së Italisë, me bardhezinjtë që luajnë këtë të enjte gjysmëfinalen e parë me Fiorentinën,

Pastaj do të ketë kohë edhe për ta mbyllur diskutimin në kampionat në mënyrë që Juventusi të luajë gjithshka për gjithshka në Champions me Dortmundin, por  për momentin, Alegri mendon vetëm për skuadrën vjollcë:

“Kemi detyrimin për të provuar që të shkojmë deri në fund në të tre kompeticionet.

Ky është momenti deciziv i sezonit.

Sfida me Fiorentinën ose na con në finale, ose na kthen në shtëpi.

Ndërkohë që edhe në Champions është një sfidë vendimtare.

Kampionati mbetet i hapur deri sa dicka të tillë ta thotë matematika.

Titulli nuk mund të konsiderohet si i garantuar.

Titulli i katërt radhazi në kampionat do të ishte dicka e jashtëzakonshme, që pak të tjerë e kanë arritur, Championsi është ëndërra, ndërsa Kupën e Italisë duhet të provojmë që ta fitojmë”.

Alegrit i duhet të menaxhojë forcat mes shumë impenjimeve dhe bëri të ditur se përballë Fiornetinës do të aplikojë një turn over racional:

“Do të zbresë në fushë formacioni më i mirë, pasi Fiorentina është në formë.

Skuadrat e Montelës luajnë gjithmonë mirë.

Pogba do të luajë, ndërsa Sturaro do të shkojë në stol.

Për sa i përket modulit të shohim pasi kam lojtarë që kanë luajtur më shumë se 30 ndeshje dhe unë kam nevojë për të gjithë.

Ndoshta ndaj Fiorentinës hedh ata që janë aktivizuar nmë shumë dhe i lë të pushojnë kundër Sasuolos në kampionat.

Të mos harrojmë se Kupa e Italisë është një objektiv i rëndësishëm për ne pasi u bënë disa vite që nuk e fitojmë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje