Pep Guardiola, shuan zërat për një largim të mundshëm të tijin në fund të sezonit nga Bayerni i Mynihut.
Tekniku spanjoll është shprehur se do të respektojë kontratën e tij më kampionët në fuqi të gjermanisë që e ka deri në vitin 2016, duke mohur spekulimet për një kalim të tijin tek skuadra e Manchester City apo një rikthim të mundëshëm tek Barcelona.
Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes për kupën e Gjermanisë përballë Eintrachtin e Branschweig-t, 44-vjecari iu përgjigj një gazetari i cili e pyeti se a e mendon një rikthim të tijin tek katalanasit duke i’u kundërpërgjigjur se “Nëse në ndonjë rast unë mendoj për t’u rikthyer te Barcelona të jap leje për të më goditur me një cekic në kokë”.
Më pas ai vijoi duke deklaruar se “ Unë ndihem shumë i lumtur tek Bayerni i Mynihut dhe është e pamundur që të largohem nga Bayerni në verën e ardhshme.
Në drejtimin tim nuk ka mbërritur asnjë ofertë dhe nuk jam në prtitje të asnjë oferte pasi jam i fokusur vetëm tek skuadra ime.
Do të respektoj deri në fund kontratën që kam me Bayernin” përfundoi Guardiola./f.b