Milani i sezonit të ardhshëm pritet të ndryshojë tërësisht fytyrë.
Pavarsisht asaj se cfarë mund të ndodhë përsa i përket shitjes së aksioneve të klubit, kuqezinjtë po përgatisin një revolucion të vërtetë.
Aktualisht Milani ka në kontratë 31 futbollistë dhe në përfundim të sezonit kuqezinjtë do të largojnë një pjesë të madhe të tyre.
Ideja e drejtuesve të 18-herë kampionëve të Italisë është të kenë në ekip sa më shumë lojtarë italianë, edhe pse ata që nuk do të bindin do të largohen pavarsisht se mund të zotërojnë nënshtetsinë italiane.
7 lojtarë janë në skadencë kontrate dhe pavarsisht se kush do të jetë trajneri i kuqezinjëve sezonin e ardhshëm,
Milani do të rinovojë me vetëm tre prej tyre, pikërisht me Abaten, Bonerën dhe Abiatin.
Në dyshim mbetet e ardhmja e Destros.
Sulmuesi 23-vjecar luan te kuqezinjtë si i huazuar nga Roma, por edhe pse Destro është i ri në moshë dhe mbi të gjitha është italian, drejtuesit e Milanit nuk kanë vendosur ende nëse do ta blejnë përfundimisht atë, pasi bomberi kushton shumë.
Do të qëndrojë Boketi, i cili do të blihet përfundimisht nga rusët e Spartakut të Moskës.
Revolucioni më i madh do të prekë mesfushën e 7-herë kampionëve të Europës.
Milani ka hedhur bazat për të afruar në skuadër Bazelin nga Atalanta ndërkohë që edhe kapiteni Rikardo Montolivo do të vazhdojë të jetë pjesë e kuqezinjëve.
Poli dhe Bonaventura gjithashtu do të qëndrojnë, ndërsa futbollistët e tjerë që do të konfirmohen janë Cerci, Paleta, Antoneli, De Shilio, Diego Lopez, Honda dhe Menez.
Do të largohen sipas të gjitha gjasave Rami, Meksses, Aleks, Zapata, Muntari, Esien dhe mbi të gjithë El Sharaui, me shitjen e të cilit Milani do të kërkojë të mbushë arkat.
Galiani do të përpiqet të largojë përfundimisht edhe lojtarët që luajnë të huazuar në klube të tjera si Niang, Matri, Nocerino,Gabriel dhe Saponara.
Përsa i përket stolit me shumë mundësi Inzaghi nuk do të jetë më trajner i Milanit edhe sezonin e ardhshëm.
I prefuari i drejtuesve për ti dhënë drejtimin e skuadrës mbetet Jurgen Klop, ndërkohë që Montela dhe Spaleti janë atlernativa më të arritshme.