Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka akuazuar për trukim lojtarët e tij pas përfundimit të ndeshjes me skuaddrën e Partizanit e cila përfundoi me rezultatin 2-1 për të kuqtë.
Në një postim në faqen zyrtare të klubit Flamurtari, Idrizi është shprehur se sot ka ndodhur turpi i rradhës nga lojtarët e Flamurtarit, ku shumë shpejt do të nxirren edhe emrat.
Ai ka theksuar se drejtuesit e klubit do të vendosin sanksione ndaj lojtarëve dhe në ditën e nesërme do të merren edhe masa ligjore.
Flamurtari kaloi e para në avanatazh që në pjesën e parë por në pjesën e dytë Partizani arriti të shënonte dy gola duke përmbysur rezultatin.
Deklarata e Sinan Idrzit
Tifoze dhe sportdashes!
Sot une dhe ju nga televizori pame turpin e rradhes ne futbollin shqiptare.
Sot turpin e ka bere Flamurtari dhe lojtaret e tij.
Sot fanella e Flamurtarit eshte shitur ( emrat do ti mesoni shume shpejt) dhe mbi te gjitha ja dolen te na marin trofeun qe me aq mund e fituam,trofeun e dinjitetit.
Nga sot mardhenia jone si drejtues ndaj cdo indidivdi ne klubin Flamurtari do te rishokohet dhe nga sot te gjithe lojtaret e klubit do te sanksionohen.
Kjo eshte masa administrative nderkohe qe nga neser masat do te jene edhe ligjore.
Si president i kerkoj bordit mbledhje urgjente diten e neserme./f.b
O Sinan Idrizi, shkoi deri ne fund ketij muhabeti meqe e nise, e do te besoj se ka akoma njerez te ndershem ne shqiperi,ndryshe ik edhe ti,se i njejti miell u ka gatuar.Ndeshja dukej fare paster qe ishte e shitur! E kote te thuash turp, nuk kane turp njerzit ne shqiperi, por nje mallkim qe mase ju ze ishalla…ilace ju befshin ato lek qe tallni trapin me tifozet,jo vetem ata ne vlore,por edhe ne qe jemi jashte,qe paguajme tv per te pare Flamurtarin,e qe eshte nje nga gjerat e fundit qe na mban lidhur me ate vend!! Eshte koha e maskarenjve !! Po ju ne te s’emes do veni o ndyrsira,se Flamurtari aty ka per te mbetur,nuk e merrni me vete e nuk na e hiqni dot nga zemra ju lamasher!!
Lojtaret do ja kene bere nga inati se ky esht tip mistreci.
Ky Sinani nxjer gjithmone sebepe per tu mbajt nonje cope nga rogat e lojtareve, ndaj dhe ata ja kane futur.
Ky president duhet larguar se ky esht tip mistreci dhe do e shkateroje fare Flamurtarin me metodat e tij prej mixguni…
Lojtareve nuk duhet tu mbahen pagat por tu jepen ne kohe dhe pa mangesi…
Pse shqetsohet ky mer. Edhe ekipe te medhaja si Bayern, PSG, Barcelona etj bejne 2/1 pa fund per te bo nai lek. Apo i vje inat qe lojtaret nuk ja kan dhon ndeshjen qe do dali 2/1 dhe nuk ka arrit me e lujt edhe ky vet?
O Idriz turku . Flamurtari filloi e shet ndeshjet qe kur e bleve ti .
Hellin do merrni mbani mend kete !
PO ik mor se u lodhem dhe me ty ,e ke deklaruar vete ;qe kampionati mbaroi qe ne tetor apo harrove .Pastaj veliu u duk shume duhet te shikosh dhe brenda administrates tende
Jam nje tifoz i Lacit. Eshte per te ardhur keq se ku eshte katandisur i gjithe kampioanti jone. Flamurtari i Vlores nje nga ekipet me te medha ne shqiperi,nje Flamurtar qe barazoi me Barcelonen, nje Flamurtar qe mundi Partizanin e Beogradid ne mes te Beogradid. Flamurtari i Vasil Rucit,Rrapo Tahos,Latif Gjondedes, Sokol kushtes, etj, etj. Eshte disi e papbesueshme qe keta lojtaret e sotem nuk kan as pak,nder , karakter,dhe me teper aspak respekt per tifozet e Flamurtarit….Lojtare plehra
sa here qe vjen dita per te shperndare rrogat lojtareve, ky njeri do sajoje dicka per te penalizuar lojtaret nga xhepi.eshte rast unikal qe nje prsident akuzon lojtaret e vet publikisht per shitje ndeshjesh. ky njeri ose nuk ka force dhe autoritet ne ekip dhe behet xhelos perse lojtaret e vet fitojne nga shitjet e ndeshjeve dhe ky ben sehir.ose nuk do me ju dhene rrroga lojtareve duke sajuar perralla me mbret. me flamurtarin ndodh e njejta histori, ekipi shkrihet njehere ne tre muaj pasi para te paguajne.
o DAKU i leshit