FOTO/ Fernando Alonso pas përplasjes "zgjohet" në vitin 1995

5 Mars 2015, 14:34Sport TEMA
FOTO/ Fernando Alonso pas përplasjes "zgjohet" në vitin 1995

Fernando Alonso  “është zgjuar” në vitin 1995, pas rrëzimit të tij gjatë testimeve të para-sezonit. Piloti i Formula 1  ka harruar 20 viteve të fundit të jetës së tij, sipas mediave në Spanjë.

Ish kampioni botëror tashmë është përjashtuar nga  Grand Prix i sezonit të ri në Australi pas urdhrave të mjekëve “pasi kaloi gati një javë në spital dhe pavarësisht se duket se gëzon shëndet të plotë, lajme shqetësuese janë raprotuar pas konfuzionit që pati Alonso kur rifitoi vetëdijen.

E përditshmja spanjolle El Pais shkruan se  kur Alonso  ndodhej në një spital të Barcelonës pas rrëzimit,  u pyet se kush ishte ai çfarë bënte për  të  jetuar dhe çfarë dëshironte të bëhej në të ardhmen.

Dy herë kampioni i botës iu përgjigj mjekëve: “Unë jam Fernando dhe kur të rritem unë dua të jem një pilot i Formula 1”.  Kujtimet e Alonsos përkojnë me vitin 1995 kur ai ishte 13 vjeç.

33-vjeçari thotë se nuk e mban mend debutimin e tij në  vitin 2001 në Formula 1 me Minardi, dy tituj e tij si kampion botëror me Renault dhe as të katër Kupat Europiane të fituara nga Reali  i Madridit gjatë  asaj periudhe.

Ndërkohë mjekët kanë pohuar se një përplasje e dytë do ta vriste yllin e Formula 1./j.h

 

3 komente në “FOTO/ Fernando Alonso pas përplasjes “zgjohet” në vitin 1995”

  1. Klimax says:

    Pak si konfuz ky shkrim!!! Sipas “El Pais” Alonso mundi te rifitoj kujtesen mbas gati nje jave. Pra per vetem nje jave dhe jo se vazhdon te mos kete kujtese. Dhe kjo sipas shtypit spanjoll dhe jo nga ndonje informacion zyrtar i mjekeve te spitalit dhe sigurisht asnje informacion nga ekipi i tij McLaren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje