Bledi Shkëmbi është heroi i fitores së Skëndërbuet në ndeshjen direkte për titullin kampion kundër Tiranës.
Nën një interesim të madh të tifozerisë korcare, supersfida e javës së 25-të të “Kategorisë Superiore” ndërmjet dy rivalëve kryesorë për luftën e titullit kampion ka përfundur me fitoren e Korcarëve, që fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 përballë kryeqytetasve.
Një 11-metërsh i fituar nga kosovari Bernard Berisha i shëndërruar në gol nga Shkëmbi i dha një trepikësh shumë të rëndësishëm bardhekuqëve që renditen në vëndin e dytë me 51 pikë, 1 pikë më pak se kryesuesit e kampionatit, Kuksit.
Pjesa e parë ishte e barabartë për të dyja skuadrat ku më shumë u përqëndruan në kontrollin e topit dhe vërejtur skemat e njëri-tjetrit duke u mbyllur në shifrat e barabarta 0-0.
Pjesa e dytë do të ishte spektakolare ku u zhvillua një lojë e hapur nga të dyja ekipet me sulmet nga njëra portë në tjetrën .
Tirana e nisi më mirë takimin ku në minutën e 55-të, sulmuesi kroat Bushic, me anë të një goditje me kokë vuri në vështërsi portierin Orges Shehi.
Por, pas 10 minutash lojë, do të vinte edhe moment më decziv I takimit. Dorian Kërciku, kryen një ndërhyrje të gabuar ndaj Berishës brënda zonës së 16-metrave, dhe për gjyqtarin kryesor Enea Jorgji, nuk ka dyshim duke akurduar penallti, pavarsisht kontenstimeve të shumta nga lojtarët e Tiranës.
Nga pika e bardhë është kapiteni Bledi Shkëmbi, që ekzekuton mjeshtërisht duke cuar në qiellin e shtatë tifozët bardhekuq.
Në minutën e 70 dhe 84-tërt Skëndërbeu pati rastet më të arta për të dyfishuar rezultatin me anë të Nimagës dhe Gerhard Prognit, por që nuk u treguan të saktë përpara portës.
Gjithcka u mbyll me rezultatin 1-0 me Skëndërbeun që kalon në renditje Tiranën e cila merr humbjen e dytë rradhazi, duke u ngjitur në vëndin e dytë me 51 pikë ndërsa bardheblutë renditen në vëndin e 4-tërt me 47 pikë, me një ndeshje më pak./f.b
SUKSESE KLUBIT TE SKENDERBEUT ..