Çmendet Arsenali, 83 milionë euro për Moratan

6 Mars 2015, 14:59Sport TEMA

Arsenali pritet të shpenzojë miliona Euro në merkaton e verës pasi Arsene Wenger ka hartuar një listë të gjatë me emra premtues për të ndërtuar skuadrën e së ardhmes.

Tekniku francez duket i magjepsuar nga loja e sulmuesit spanjoll, Alvaro Morata, i cili po lë gjurmë që në sezonin e parë me fanellën e Juventusit, duke i rrëmbyer vendin e titullarit bashkëkombasit Fernando Lorente.

Sipas gazetës “Metro”, “topçinjtë” janë të gatshëm të ofrojnë 83 millionë euro për të siguruar firmën e bomberit që aktualisht ndodhet në Torino me formulën e huazimit pasi Reali i Madridit ka të drejtë ta kthejë në “Santiago Bernabeu” nëse paguan shumën e parashikuar në kontratë.

Sipas kësaj gazete, besohet se Reali dhe Juventusi kanë gjetur gjuhën e përbashkët për ta lënë të lirë lojtarin edhe pse nuk ka ende asnjë konfirmim nga dy klubet në fjalë.

Në rast se marrëveshja konkretizohet, atëherë Morata mund të bëhet lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit londinez që shpesh herë është kritikuar për pasivitetin e treguar në merkato edhe pse paratë nuk kanë munguar asnjëherë.

3 komente në “Çmendet Arsenali, 83 milionë euro për Moratan”

  1. M35 says:

    ngelen duke u cmendur er lojtaret e juves hhahahaha
    kush jep 80mil per kto plerat e italise

  2. popi says:

    Ja ke fut kot o Tema.Merre dhe perktheje mire lajmin sepse Arsenali do te shpenzoje 83 milion euro jo vetem per Moraten por edhe per 2 lojtare te tjere gjate veres.Nje prej tyre eshte francezi i Sauthemptonit Shnejderlin qe e kerkoi edhe ne fillim sezoni por edhe gjate Janarit.Pra 83milion per 3 lojtaret

  3. ha ha says:

    se di ca jan kto lajme …80 milion morata..80 suarez ..100 pogba ..po mesi sa i ka hku vlera 500ml..??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje