Flamurtari dërgon në Prokurori ndeshjen kundër Partizanit

5 Mars 2015, 15:34Sport TEMA

Klubi i Flamurtarit ka dërguar në Prokurori të gjitha provat matriale të ndeshjes Partizani-Flamurtari, e vlefshme për javën e 25-të ‘Kategorisë Superiore’.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp ,drejtuesit e klubit vlonjat, kanë vënë në dispozicion të Prokurorisë së Vlorës të gjitha matrialet filmike dhe analizën teknike të ndeshjes, duke vënë në dijeni edhe Komisionin e Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila do të merret për zbardhjen e kësaj cështeje.

Klubi konfirmoi se do ti shkojë deri në fund kësaj cështje të hapur, dhe të gjithë ata që do të dalin të implikuar, nuk do të luajnë më në kampionatin shqiptar.

Një ditë më parë ishte presidenti i klubit Sinan Idrizi i cili akuazoi lojtarët e tij për trukimin e ndeshjes Partizani-Flamuratri e cila përfundoi me rezultatin 2-1 për të kuqtë, duke u shperehur gjithashtu se do të ketë edhe emra lojtarësh që do të bëhen publik./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje