Në konferencën për shtyp në prag të përballjes kundër Kukësit, mesfushori i Tiranës Gjergj Muzaka analizoi humbjen kundër Skëndërbeut dhe sfidën e rradhës kundër veriorëve.
Muzaka u shpreh se Tirana zhvilloi një ndeshje relativisht të mirë pavarësisht humbjes dhe se fitorja e Skëndërbeut erdhi falë episodeve të veçuara siç ishte dhe penalltia e shënuar nga Shkëmbi.
” Ishim të vetëdijshëm që në Korçë do të kishim një sfidë mjaft të ekulibruar duke qënë se përballeshim me një ekip të konsoliduar dhe pretendent për titullin kampion
Zhilluam një ndeshje të mirë dhe mbase meritonim diçka më shumë por gjërat nuk rrodhën në favorin tonë. Ndeshja ishte mjaft e balancuar dhe në fund të ditës çfarëdolloj rezultati mund të ishte i pranueshëm.
Megjithatë unë mund të them se Tirana e ka ende në dorë fatin e saj, duke patur parasysh faktin se kalendari i ndeshjeve na vë sërish përballë rivalëve direkt për titullin.”
I pyetur nga gazeta TemA, për penalltinë e fituar nga Bernard Berisha, Muzaka theksoi se megjithëse penalltia ishte e dyshimtë, vendimi tashmë është marrë dhe si rrjedhojë çdo lloj debati është i pavlerë:
” Nuk mund të jap një opinion të qartë pasi nuk e kam parë të përsëritur episodin por mendoj se është një vendim i diskutueshëm si në rastin e penalltisë time në fundin e takimit kur pati një ndërhyrje nga ana e Arapit.
Megjithatë disa thonë që penalltia edhe mund të mos akordohej por nuk dua të zgjatem të analizoj gjëra për të cilat është dhënë vendimi edhe pse jam i mendimit që nuk ishte një penallti”
Në lidhje me ndeshjen kundër Kukësit, 27-vjecari deklaroi se nuk është një ndeshje vendimtare për titullin kampion pasi gara është e gjatë dhe do të ketë ende sfida të vështira pëpara.
Megjithatë, ai theksoi se Tirana do të futet në fushën e lojës duke synuar vetëm 3 pikët.
” Nuk mund të them se kjo ndeshje do të jetë vendimtare për titullin pasi na presin ende plot sfida të vështira përpara.
Për një skuadër që pretendon titullin, cdo takim është njëlloj i rëndësishëm dhe synimi ynë është të dalim fitimtarë ndaj Kukësit dhe cilitdo ekipi deri në fund të kampionatit.”
Tifozët janë një element shumë i rëndësishëm për ne dhe fakti që nuk luajmë në fushën tonë është shqetësues pasi na ka penalizuar përgjatë gjithë kampionatit” u shpreh Muzaka
Fatjon Baze
Ik mor pleh
–IK OR TRAP-MUZAKA-..-11 METERSHI ISHTE I PASTER DHE TI ISHE BLOZA E TIRANES-..NE FAKT KE KAQ VJET QE JE KTHYER NE -BLOZE-BOZE-TE EKPIT TIRONAS-..SI E DO- PEMALLTINE -SURRATI JOT I PAVLERE??–