Iniesta: Ta harrojmë finalen, sezoni mbetet i gjatë

6 Mars 2015, 15:03Sport TEMA

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta u kërkon shokëve të skuadrës ta harrojnë sa më shpejt kualifikimin në finalen e Kupës së Mbretit sepse tashmë ekipin e pret një rrugëtim i gjatë në kampionat dhe Champions League.

Humbjet ndaj Real Sociedad dhe Malagas djegin ende në kampin katalanas, ç’ka ka ndikuar edhe në klasifikimin e skuadrës që mban vendin e dytë me 2 pikë më pak se Reali i Madridit.

Sipas Iniestas, Barcelona i ka të gjitha mundësitë për të dalë fitimtare në të tre turnetë:

“Po kalojmë një moment shumë të mirë dhe jemi të lumtur për këtë.

Edhe pse jemi në finale tani duhet të fokusohemi në dy kompeticionet e tjera.

Finalja është një arritje që na bën krenarë por sezoni mbetet i gjatë.

Kur je në një moment të mirë duhet të punosh edhe më shumë sepse nuk e kemi luksin të ndalojmë tani”.

Në vijim, 31-vjeçari i lindur në Fuentealbilla thekson se ekipi nuk ka arritur ende asgjë prandaj pjesa e mbetur e sezonit është jetike për të finalizuar me sukses ecurinë pozitive nën drejtimin e Luis Enrikes:

“Suksesin nga dështimi e ndan vetëm një linjë e hollë prandaj duhet të mendojmë për çdo ndeshje duke nisur nga ajo e radhës kundër Rajo Valekanos dhe më pas për sfidën e radhës”.

Sfida e javës së 26-të mes Barcelonës dhe Rajo Valekanos do të luhet ditën e dielë në “Kamp Nou” dhe për herë të parë gjatë këtij sezoni, katalanasit do të luajnë në orën 12:00.

1 komente në “Iniesta: Ta harrojmë finalen, sezoni mbetet i gjatë”

  1. Fans says:

    I madhi Injesta, elegant, i zgjuar, fjalepak, i kudondodhur, vec kur cfaqet si “jole” ne aksionet finale. Me mencurine e tij ai perballon sforco fizike te kalkuluara. Kot nuk eshte Kapiten. Ne tere Spanjen, nuk gjen lojtar apo tifoz te flas keq per kete njeri. Respekti per ate eshte e habiteshe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje