Shaqiri: Tek Interi dua të fitoj sa më shumë trofe

7 Mars 2015, 11:00Sport TEMA

Mesfushori shqiptar i Interit që luan për kombëtaren zviceriane Xherdan Shaqiri, në një intervistë për të përditshmen italiane “La Gazzeta dello Sport”, është shprhehur se në cdo ekip që ai ka luajtur skuadra ka fituar gjithmonë trofe.

Shaqiri u transferua gjatë merkatos së janarit tek Interi, nga Bayerni Mynihut, duke i dhënë një tjetër impuls lojës së zikaltërve.

Shaqiri theksoi se tek Interi ka ardhur që të fitojë sa më shumë trofe.

“Unë kam arritur fitore në çdo ekip ku kam luajtur dhe të njëjtën gjë unë dua ta bëj këtu tek Interi.

Një nga dëshirat e mija të mëdhaja qw pas transferimit nga Bayerni është që të fitojë trofe me zikaltërit”, tha Shaqiri.

Ai ka folur edhe për vendimin për tu transferuar nga Bayern Mynihut tek interistët.

“Prej kohësh Interi ishte në kontakt me agjentin tim dhe me vëllain tim.

Pastaj erdhi telefonata personale e trajnerit Roberto Mancini.

Dy telefonata me binden të them po.

Dy biseda të këndshme që ishin shumë të rëndësishme.

Aspekti që mua me intereson është që unë të luajë shumë futboll”, theksoi Shaqiri, i cili është një nga lojtarët më të rëndësishëm në formacionin e klubit Italian./f.b

1 komente në “Shaqiri: Tek Interi dua të fitoj sa më shumë trofe”

  1. lulzullap bin bela al bashar says:

    E pashe nje dite. Ishte fenomenal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje