Mesfushori turk i Borusias së Dortmundit, Nuri Shahin, mendon se skuadra e tij nuk do ta kishte humbur sfidën e parë të ruandit të 1/8-ave të Champions League përballë Juventusit, nëse mesfushori i bardhezinjëve Andrea Pirlo nuk do kishte lënë fushën për arsye dëmtimi.
Formacioni i drejtuar nga Jurgen Klop u mund me rezultatin 2-1 në Juventus Stadium, por deri në momentin që Pirlo ishte në fushë, gjithcka ishte e mbërthyer në barazim 1-1.
Sipas Nuri Shahin, Dortmundi u mposht në Torino pasi e kishte përgatitur sfidën në mënyrë të tillë për të neutralizuar mesfushorin 35-vjecar, por në momentin që Pirlo u dëmtua duke u zëvendësuar me Pereiran, ata nuk kishin një plan B:
“Unë nuk dua të tregoj mungesë respekti në drejtim të Pirlos, por do të kisha preferuar shumë që ai të mos dëmtohej.
Andrea është një specialist i vërtetë në goditjet standarte, madje edhe krosimet e tij nga këndi janë gjithmonë të rrezikshme.
Por, pavarsisht kësaj, ne e kishim përgatitur shumë mirë këtë mënyre loje të bardhezinjëve.
Plani ynë shkoi ashtu sic e kishim menduar deri në momentin që Pirlo u zëvendësua.
Ndoshta Juventusi nuk e kishte menduar se ne mund ta neutralizonim lehtëshit atë dhe nuk ishte një mënyrë tjetër loje.
Megjithatë kur Andrea doli nga fusha i dëmtuar dhe hyri në fushë Pereira, gjithcka shkoi në mënyrën më të mirë për ta.
Gjithsesi, pavarsisht këtyre që sapo deklarova unë mendoj se Pirlo është një futbollist i madh dhe gjithmonë do të mbetet një legjendë”.
Borusia Dortmundit do të synojë të përmbysë rezultatin e ndeshjes së parë kur ta presë Juventusin, 18 marsin e ardhshëm në Signal Iduna Park.