Një fjalë e urtë thotë se çdokush e ka një binjak diku në botë dhe nga kjo nuk bëjnë përjashtim as njerëzit e famshëm.
Aktorë, artistë dhe sportistë, një miks kombinimesh të çuditshme ku Pirlo apo Serxhio Ramos shumë mirë në një univers paralel mund të ishin aktorë apo muzikantë të suksesshëm.
Ata janë të ngjashëm porthuajse si dy pika uji por emocionet që përcjellin tek njerëzit i përçojnë nga kanale të ndryshme.
Karim Benzema prej shumë vitesh ka pushtuar zemrat e tifozëve në Madrid, por mijëra kilometra larg, aktori amerikan Shia LaBeouf po korr të njëjtin sukses në Hollywood.
Njëri sulmues dhe tjetri interpretues, por që të dy pothuajse binjakë….
Luca Modric dhe David Guetta. Njëri futbollist dhe tjetri muzikant, por nëse kroati do të vendosë kufjet për të drejtuar një koncert përballë mijëra të rinjve, të jeni të sigurt se askush nuk do të dyshojë që ai është D.J francez.
Qëndrojmë në Spanje ku një tjetër lojtare ka klonin e tij.
Claudio Bravo dhe aktori spanjoll Pablo Chiapella janë të ngjashëm në shumë detaje fizike.
Kush mendon se Gareth Bale nuk ka pamjen e duhur fizike për të pasur sukses edhe jashtë fushës së blertë, gabohet.
Sulmuesi i Realit ka një ngjashmëri shumë të madhe me këngëtarin britanik Robbie Williams.
Gjithsesi, ky është një krahasim që bëhet edhe më real duke parë modelin e flokëve që të dy preferojnë të mbajnë.
Për Sergio Ramos vjen një peshë e rëndë e kinemasë amerikane. Ai është aktori hollivudian Val Kilmer. Nëse jeni në gjendje të gjeni ndryshimet atëherë do të thotë se keni një vështrim vërtet të mprehtë.
Në Serie A, Andrea Pirlo është njeriu i fortë i mesfushës së Juventusit, por përtej Atlantikut, binjaku i tij Chuck Norris është njeriu i fortë i filmave aksion.
Më të vështira rezultuan kërkimet për Novak Djokovic, por numri 1 i botës në tenis mund ta gjejë kopjen e tij në Europë. Ai është toreadori spanjoll Jesulin de Ubrique.
Nga tenisi në basketboll, Dario Saric mund të krenohet me një binjak të suksesshëm. Basketbollisti kroat ka një ngjashmëri të madhe me aktorin Joaquin Phoenix.
Po Diego Milito? Ish- sulmuesi i Interit nuk shkon shumë larg sepse për të gjetur klonin e tij mjafton të kthehet vetëm pak vite në kohë.
Ish- sulmuesi uruguajan Enzo Francescoli ka një ngjashmëri të madhe me heroin e tripletës zikaltër.
Për ta mbyllur këtë klasifikim spostohemi shumë prapa në kohë ku zbulojmë se tiparet e Di Marias kanë një ngjashmëri të mahnitshme, as më shumë dhe as më pak se me ato të shkrimtarit Franz Kafka.
keni harru qe edhe Sala ka te ngjashmin e tij kopje: majmunin e Tanganikes qe ushqehet me banane arixhiu.
kurse Lul Basha dihet se kujt i ngjan mo : Dull Hoxh Kamunizmes,qe po te mos e dinte gjindja qe Dulla osht ne boten e pertejme,atehere do ta kishin kap Lulin duke e ngatrru me Dullen dhe do ta terhiqshin zvarr neper bulevard!
megjithse ka gjasa qe shumica te zgjidhte ne krye te partis komuniste te rindertuar nese ai do paraqitej me pasporten e Dulles.
Kurse Tom Doshi i ngja Al Kapones, te dy trupa masiv,lekurzhesket dhe dinake..
Ristani i ngja pitkinit te dehur
kurse Zhozefina topalli i ngja kurves se semaforit Karapidhina Qiramanija
Sala = Donkishoti
Zeni = Sancopanco.
Nuk është fjal e urtë por është fakt. Për më shumë nuk kemi një të ngjashëm por llogaritet se kushdo ka 6 të ngjashëm në botë.