Sulmuesi Kameruanas, Samuel Eto, është nderuar me medaljen e tolerancës për punën e madhe që ka bërë gjatë këtyre viteve në luftën kundër racizmit.
Ky cmim Etos iu akordua nga Këshilli Europian I Tolerancës dhe Bashkjetesës në mbrëmjen gala kundër racimit e cila u mbajt në Londër.
Për Fifa-n dhe Uefa-n racizmi është një problematikë shumë e madhe, për të cilën po punojnë fort për ta luftuar me cdo kusht, dhe Eto është përfaqësuesi më i denjë në luftën kundër këtij fenomeni.
Mesfushori I Chelsea, Eden Hazard dhe Deco janë dy futbollistët që e kanë mbështetur Eton, në këtë fushatë kundër racizmit.
Pas marrjes së cmimit sulmuesi I Sampdorias I intervistuar nga mediat refuzoi të kritikonte Fifa-n pasi sipas tij qeveria e futbollit botëror po bën gjithcka për ta luftuar këtë problematikë që gjatë viteve të fundit ka qenë në shumë raste prezente në fushat e futbollit./f.b