Mançini: Jaja Ture dëshiron të transferohet te Interi

10 Mars 2015, 15:32Sport TEMA

Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka konfirmuar dëshirën që ka mesfushori i Mancester Sitit, Jaja Ture, për t’u transferuar tek zikaltërit.

Në një prononim për mediat vëndase, tekniku italian theksoi se mesfushori nga Bregu i Fildishtë, ka luajtur në të gjitha kampionatet me te medha europiane, përvec Serisë A dhe Gjermanisë.

Dhe për Mancinin, në rast se Ture, do të kërkojë një eksperiencë në Itali, ekipi ku ai do të luajë do të jetë Interi.

”E kam thënë edhe më parë që dua ta kem në skuadër Jaja Ture.

Ai ka luajtuar në të gjitha kampionatet më të rëndësishmë europiane përvec Serisë A dhe Bundesligës gjermane.

Por, në rast se ai do të transferohet në Itali, mundësia më e madhë është që të jetë pjesë e jona.

Për një gjë të jeni të sigurtë, Ture në Serinë A do të luajë vetëm me Interin” u shpreh Mancini./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje