Fifa përcakton datat e Botërorit Katar 2022 që do të zhvillohet në dimër

11 Mars 2015, 14:31Sport TEMA

Fifa ka përcaktuar datat e Botërorit të vitit 2022 që do të zhvillohet në Katar, por që ende nuk janë miratuar nga Komiteti Ekzekutiv I qeverisë së futbollit botëror.

Botërori I Katarit do të zhvillohet në dimër për shkak të temperaturave të larta që janë në verë në këtë vënd.

Sipas të gjitha gjasave, Botërori do të zhvillohet në datën 18 Nëntor dhe do të përfundojë më 18 Dhjetor të vitit 2022.

Ky kalendar prek të gjitha kompeticionet në nivel klubesh dhe për të bërë të mundur zhvillimin e Kupës së Botës të gjitha kampionatet duhet të ndërpriten për një periudhë 2 mujore.

Ekipet që do të marrin pjesë në Botëror do të kenë nevojë për futbollistët e tyre disa javë përpara fillimit të eventitm dhe Fifa ka vendosur që grumbullimet e skuadrave përfaqësuese të bëhen në datën 1 Nëntor.

Por, Fifa duhet të bindë të gjitha klubet për të lënë të lirë futbollistët e tyre për rreth dy muaj.

Fifa ka deklaruar nuk do të derdhë në arkat e klubeve shuma marramëndëse që këto të fundit t’i sheshin të drejtat e lojtarëve të tyre, por sipas asaj që raportojnë mediat Fifa do të derdhë në arkat e klubeve si dëmshpërblim treshifin e shumës që u akordoi atyre për Botërorin e Brazilit.

Të drejtat e futbollistëve për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar qeveria e futbollit Botëror do t’u paguajë klubeve 185 milionë Euro, ndërkohë që për Botërorin e Brazilit u mjaftua me vetëm 63 milionë Euro./f.b

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje