Superliga/ Laçi nuk ndalet, mund 2-0 Flamurtarin

12 Mars 2015, 17:34Sport TEMA

Laci nuk di të ndalet. Kurbinasit e drejtuar nga trajneri shkodran Armando Cungu, kanë arritur fitoren e gjashtë radhzi në kampionat duke mundur në transfertë, Flamurtarin.

Lacianët fituan me rezultatin e pastër 2-0, me autorë të golave Agim Meton dhe sulmuesin Aldo Mitraj.

Vlonjatët konfrmojnë edhe një herë tjetër krizën që po kalojnë këtë vit, duke pësuar humbjen e tretë radhazi dhe duke dalë jashtë objektivave sezonalë.

Miqtë golat i realizuan që të dy në fraksionin e dytë të lojës.

I pari që zhbllokoi rezultatin ishte ish- lojtari i vlonjatëve Agim Meto, që me portën e boshatisur mposhti portierin Ilion Lika.

Në minutat e fundit të lojës Mitraj i futur në pjesën e dyte, realizon një gol spektakolar me gjysëm-rrafishatë, duke e mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme takimin.

Me këtë fitore Laci renditet në vëndin e 4-tërt me 47 pikë , ndërsa Flamurtari qëndron në vëndin e gjashtë me 35 pikë./f.b

1 komente në “Superliga/ Laçi nuk ndalet, mund 2-0 Flamurtarin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje