Kombëtarja shqiptare ngjitet dy vende në renditjen e FIFA-s

12 Mars 2015, 15:07Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare ka fituar dy vënde në renditjen e muajit mars të publikuar nga FIFA.

Kuqezinjtë e drejtuar nga italiani, Xhani De Biazi pozicionohen në vëndin e 61-të, të klasifikimit, në ndryshim me muajin shkurt kur renditej në vëndin e 63-të duke grumbulluar në total 557 pikë.

Ndërsa, për sa i përket kundërshtarit të radhës Armenisë, ajo renditet në vëndin e 79-nëntë, duke humbur pesë pozicione në klasifikim e përgjithsëhm gjatë këtij muaji, ndërkohë që edhe Serbia ka humbur një pozicion në këtë renditje duke u klasifikuar në vëndin e 40-të.

Kryesimin e renditjes vazhdon të mbajë Gjermania, e ndjekur nga Argjentina në vendin e dytë dhe Kolumbia në vëndin e tretë./f.b

1 komente në “Kombëtarja shqiptare ngjitet dy vende në renditjen e FIFA-s”

  1. kujtesa says:

    Kjo renditja e FIFA-s qenka e lezeteshme.
    Pa luajtur ekipet,bien dhe ngjiten ne renditje si pa te keq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje