Florentino Perez: Besim të plotë tek Ançeloti

12 Mars 2015, 15:03Sport TEMA

Presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, i ka dhënë mbështjen e plotë teknikut Italian Karlo Anceloti duke shuar përfundimisht zërat për një largim të tijin nga “Santiago Bernabeo”.

Numri një I galaktikëve u dha dhe një mesazh tifazave madrilène të cilët në përfundim të ndeshjen Real-Shalke ku “Los Blankos” u mundën me rezultatin 4-3 shpërthyen në fërshëllima kundër lojës së zhvilluar nga ana e lojtarëve.

Perez theksoi, se Anceloti ka besimin e plotë nga drejtuesit e klubit dhe është një ndër trajnerët më të mirë që Rreali mund të ketë.

” Dua të sqaroj se zërat për një largim të mundshëm të Karlo Ancelottit, nuk janë të vërtetë.

Sigurisht që ne kemi kritikat tona, por informacione të tilla të rreme janë të papranueshme.

Ancelotti ka besimin tonë të plotë, Karlo është trajneri më i mirë që mund të ketë Reali.

Kemi futbollistët dhe tranerin më të mirë, ndaj sulmet në këtë periudhë të vështirë janë të ekzagjeruara.

Cfarëdo që do të ndodhë gjatë ditëve të ardhshme, Ancelotti do të mbetet trjaneri ynë” u shpreh Florentino Perez./f.b

1 komente në “Florentino Perez: Besim të plotë tek Ançeloti”

  1. TOTILA says:

    E mbani se eshte i mire dhe nuk keni ku gjeni me te mire ,sido qe dhe berberin e algjerise po te vinit prape mire do ishit .
    Vetem qe tatikat e Valcaregit sikur nuk po i funksionojne se fundmi ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje