Zlatan Ibrahimovic nuk ka një marrëdhënie të mirë me Championsin dhe këtë e tregon fakti që nuk ka mundur ta fitojë asnjëherë këtë trofe gjatë karrierës së tij, edhe pse gjithmonë ka qenë pjesë e skuadrave të mëdha.
Mallkimi i këtij turneu e përndoqi edhe në sfidën e kthimit të 1/8 në “Stamford Bridxh”, ku u ndëshkua me karton të kuq pas gjysmë ore lojë, për shkak të një ndërhyerje të rëndë ndaj Oskar.
Por, 10 futbollistët e PSG të mbetur në fushë u treguan heronj, duke barazuar 2-2 pas kohës shtesë, rezultat që u dha kualifikimin kampionëve të Francës.
Reagimi i lojtarëve të Çelsit ndaj gjyqtarit, që më pas nxori direkt kartonin e kuq nuk i ka pëlqyer aspak 33-vjecarit, që i konsideroi fëmijë kundërshtarët e tij:
“Kur pashë kartonin e kuq, mendova se arbitri nuk e dinte se cfarë po bënte.
Por ajo që më la shijë me të hidhur ishte sjellja e futbollistëve të Çelsit, që u mblodhën të gjithë rreth meje.
M’u dukën si 11 fëmijë, ndaj u tërhoqa kur i pashë që po vinin”.
Më pas Zlatan komentoi momentin e ndërhyrjes ndaj Oskar:
“Nuk e di nëse ai po aktronte apo e kisha goditur vërtet.
Kjo nuk ka aspak rëndësi.
Ne u kualifikuam dhe tani të shohim se cfarë do të ndodhë.”
Sulmuesi suedez do të mungojë në sfidën e parë të fazës cerekfinale të Championsit, por mund të jetë japë kontribut në kualifikimin e mundshëm të Paris Saint Germain në takimin e kthimit.
“Love ,Love Berisha dhe Berto ” !
Ja ku me keni prape ne faqet e se nderuares “”Tema ” ku shpresoj se me nxoren nga “Burgu “.
Une e kam rithene me mijra here se MURINJO ka vetem nje taktike qe i funksionon :
Kdo qe shkon mobilizon lojtare te cilet ikane veset me te ulta te rraces njerzore ,ku me i fundmit ishte ky rrugaci DIEGO KOSTA .
IBRAHIMOVICI njihet per dhune por dje kishte te gjithe t’ drejten e zotit dhe nuk i akonte kartoni dhe e drejta doli kur P.S.G e kaloi turin .
Erdhe prape o i padurueshem ishim rehat pa ato budalliqet qe komenton ketu.Same pak te pafsha te komentosh ketu ose mundesisht fare.
Kartoni i kuq ndaj Ibres ishte i pa drejte.Nderhyrja e tij ishte ndaj nje topi te diskutueshem dhe Ibra kur po i afrohej oskarit i perthyevi kembet per te mos e demtuar.Estrada e Oskarit dhe kalamajve te Celsit e sugjestionuan gjyqtarin.
Maksimumi nje karton i verdhe.
Sa per lojen e PSG ishte nje loje spektakolare dhe nje leksion per Moun.Por dhe nje kembane alarmi per gjithe futbollin Anglez i cili ze vendin e pare ne bote per shpenzime dhe nuk arrin te nxjere qofte edhe nje skuader ne 1/8 e Evropes.
Futbolli anglez historikisht ka patur 2 ekipe te forta, Liverpoolin dhe Manchester United. I pari ende nuk po konfirmohet si ekip qe po rimekembet, i dyti po kalon nje krize, per shkaqe qe dihen. Shpresoj qe te kthehen serish ne elite, pasi e zbukurojne Champion’s League dhe Euroleague. Ndersa Arsenali asnjehere nuk ka bere hajer ne keto kompeticione. Sa per Chelsea, mund te them se eshte futur ne krize…..Ky eshte mendimi im.