Pavarsisht eleminimit nga “Uefa Champions League”, presidenti i Chelsea, Roman Abramovic ka besim të plotë tek trajneri portugez Jose Murinjo.
Numri një i “Bluve të Londrës” është duke përgatitur rinovimin e kontratës me Murinjon edhe për dy vite të tjera.
“Sepcial One” ka firmosur një kontratë 4-vjecare , por Abramovich kërkon zgjatjen e saj edhe për dy vite të tjera.
Murinjo në vitin e tij të parë tek Chelsea fitoi trofeun e parë atë të ” Capital One Cup” .
Mourinho ka bërë ndryshime të shumta në skuadër, duke afruar emra të rëndësishëm si Diego Costa dhe Cesc Fabregas, por nga ana tjetër klubi londinez ka përfituar shuma të mëdha nga shitja e emrave të tillë si David Luiz, Romelu Lukaku, apo Andre Schurrle.
Trajneri portugez është duke përgatitur që në merkaton e verës së ardhshme të afrojë në ekip mbrojtësn e Realit të Madridit, Raphael Varane.
52-vjecari ka gati 30 milionë stërlina për të bindur madrilenët që të lënë të lirë në merkaton e verës mbrojtësin Francez./f.b