Çështja "Nejmar" dërgon në gjyq dyshen Bartomeu-Rosell

13 Mars 2015, 15:11Sport TEMA

Përsëri problem për klubin e Barcelonës. Kjo pasi gjyqtari Pablo Ruz ka vendosur të procedojë presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu dhe paraardhësin e tij, Sandro Rosell, për cështjen “Neymar”.

Ata akuzohen për dëme ndaj thesarit të shtetit pasi fshehën vlerën reale me të cilën u ble futbollisti brazilian për të evituar taksat.

Tentativat e avokatëve për të mbyllur sa më shpejt cëstjen kanë  dështuar pasi ato do të detyrohen që ti nënshtrohen procesit gjyqësor.

Gjykatësi mori dëshmitë e tyre dhe shumë dëshmitarëve të tjerë,dhe pas analizimit të provave dhe dëshmive, ai vendosi nisjen e procesit gjyqësor.

Ky vendim shton edhe më shumë problemet në kampin e skuadrës blaugrane pas dënimit që ka marrë  që të mos bëjë merkato deri në Janarin e vitit 2016 për shkak të disa transferimeve të paligjshme të lojtarëve të rinj./f.b

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje