Kristiano Ronaldo, shumë pikëpyetje për luzitanin

13 Mars 2015, 16:06Sport TEMA

Dy divorce brenda pak muajsh.

I pari ndaj Irina Shayk, ndërsa i dyti ndaj shtypit.

Kristiano Ronaldo ka marrë vendimin ekstrem për të qëndruar larg mediave dhe ky është një vendim deri diku i kuptueshëm.

Fituesi i tre Topave të Artë nuk po gjen më dimensionin e vitit 2014 për arsye që janë ende të paqarta.

Ai nuk duket i lumtur në Madrid dhe për të dalë në këtë përfundim mjafton të shikojmë ndeshjen e dobët që zhvilloi në derbin e Madridit, ku “Los Colchoneros” i zhvlerësuan aftësitë e tij gjatë gjithë 90 minutave.

Sjellja në zonën e mediave pas ndeshjes ndaj një gazetari katalanas nuk ishte aspak etike, ndërsa pak orë më pas ai hapi një tjetër polemikë me festën e 30 vjetorit që nuk u pëlqye aspak nga tifozët pas një humbjeje turpëruese si ajo në derbi.

Videoja e publikuar në media nuk u prit aspak mirë nga luzitani, i cili e justifikoi këtë veprim me faktin se festa ishte planifikuar disa ditë më parë.

Agjenti Horge Mendes dhe Luis Figo i kanë dalë disa herë në mbrojtje, duke theksuar se ai mendon që mediat madrilene e kanë ekzagjeruar me qëndrimin e tyre në drejtim të numrit 7.

Një tjetër pikë konflikti mes mediave dhe lojtarit është edhe ajo e formës, pasi shtypi beson se Kristiano Ronaldo nuk po arrin të gjejë më formën e vitit të shkuar.

Problemet fizike të javëve të fundit kanë ardhur menjëherë pas problemeve në jetën e tij private, sepse pas 5 viteve lidhje me modelen ruse, kjo e fundit nuk i ka kursyer kritikat në drejtim të lojtarit, duke e cilësuar një mashkull jo besnik.

Edhe pse në ndeshjen e fundit ndaj Shalkes ai realizoi dy gola, disa kamera të personalizuara e fokusuan në momentin që iu drejtua Benzema duke i thënë gjatë minutave të fundit: “Kjo është e sikletshme”, ndërsa nuk pranoi të duartrokiste tifozët në fund të ndeshjes.

Gjithsesi, për momentin çështja e tij mbetet pezull në Madrid, sepse presidenti Perez nuk dëshiron të dëgjojë për një largim të mundshëm në merkaton e verës.

Realit i intereson Ronaldo në formën më të mirë për sfidën e dytë El Clasico, por ditët po afrojnë dhe gjeniu portugez mund të humbasë një tjetër takim me historinë.

Në rast të një tjetër dështimi, zërat për lamtumirën e tij nga “Bernabeu” mund të bëhen edhe më këmbëngulës.

 

4 komente në “Kristiano Ronaldo, shumë pikëpyetje për luzitanin”

  1. Argita_B says:

    Mediet bejne punen e tyre, shesin faqe per te blere minuta te trurit te lexueseve. Ronaldo ka shenuar 30 gola ne 28 ndeshje, ka statistikat me te mira ne te gjithe historine e Realit, tre here fitues i topit te arte dhe kur nuk eshte ne forme 3-4 ndeshje mediet flasin per transferim !!!!
    Messi ka shenuar njesoj sa Ronaldo dhe thuhet se eshte ne super forme!!! Para disa javesh Messi kritikohej nga mediet !!

  2. argenti says:

    po ky eshte pleh njeri asgje me shume

  3. Teli says:

    Cfar do thot ???? DIVORCE ????

  4. Iliri says:

    O Argita ik lale ha i cap buk e mos na trego prralla me kesulkuqen,ik lale se tu ftoh pacja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje