Ançeloti: Kërkoj reagim të fortë ndaj krizës

14 Mars 2015, 15:30Sport TEMA

Karlo Anceloti është i bindur se Reali i Madridit shumë shpejtë do të dalë nga kriza në të cilën është përfshirë.

Në tre ndeshjet e fundit “Los Blankos” kanë pësuar 2 humbje, 1 ndaj Atletic Bilbaos në La Liga dhe 1 tjetër kundër Shalkes në Champions League, si dhe kanë barazuar 1-1 me Vilarealin.

Megjithatë, Anceloti ka besim se skuadra e tij do të dijë të ringrihet, sic ka bërë gjithmonë kur është gjendur në situata të vështira.

Në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së radhës ndaj Levantes, tekniku italian u premtoi tifozëve të Realit se që nga ky moment e deri në përfundim të sezonit, të gjithë futbollistët do të sakrifikohen më shumë në fushën lojës për të mirën e ekipit:

“Është mëse normale që të gjithë të jemi të prekur nga kjo situatë, madje e gjithë bota madrilene po e përjeton në mënyrën më të keqe këtë periudhë.

Por,  kjo nuk do të thotë se ne do të dorëzohemi.

Që nga ky cast do të bëjmë më shumë përpjekje dhe të gjithë do të skarifikohemi më shumë.

Unë jam i bindur se do ta ndryshojmë shumë shpejt këtë situatë”.

Tema e portierit është një cështje e nxehtë në shtëpinë e Realit.

Gabimet e Iker Kasijas në ndeshjen ndaj Shalkes kanë bërë që tifozët të kërkojnë zëvendësimin e tij me kostarikanin Keilor Navas.

Por, pavarsisht kësaj, Anceloti është ende  i pavendosur se cili mes të dyve do të luajë titullar në takimin ndaj Levantes:

“Është e mundur që të luajë Keilor, por po të njëjtat shanse për të zbritur në fushë ka edhe Kasijas.

Unë kam besim te të gjithë futbollistët, megjithatë për 11-shen titullare do të vendos vetëm në castet e fundit”.

Në fund një mendim i Ancelotit shkoi për Serxhio Ramos, i cili është riaftësuar nga dëmtimi dhe është gati për të ndihmuar skuadrën me paraqitjet e tij në fushë:

“Serxhio është shumë mirë, mendoj se ai do të na ndihmojë shumë, ashtu si edhe Modric.

Ramos ka personalitet, por mbi të gjitha ka karakter.

Të gjithë në klub janë shumë të kënaqur me rikthimin e tij”.

1 komente në “Ançeloti: Kërkoj reagim të fortë ndaj krizës”

  1. komiti i maleve says:

    o ancelot ,mos fol kodra pas bregut ,por jepi hapesire bales dhe te tjereve dhe mos i mbaj syte nga ajo pederja .
    ti dukesh dhe autoritar more ancelot ,por ti nuk ke arritur qe te mesosh nje gje qe ;
    ronalda ,nuk eshte nga ai brume qe ta nxjerr buken te mire ,ai e nxjerr buken te thartuar sepse ajo nuk te zgjidh por te lidh ,ajo ,nuk di si ta udheheq ekipin kur ai ,ekipi ka me se shumti nevoje .
    koha qe ka kaluar na e ka treguar jo nje here por dhjetra here .
    pikerisht kete nuk di ti o mendjelli qe shite inteligjentet di maria dhe ozil dhe “qenin” higuain ,pikerisht se 2 nga keta ishin argjentinas .
    dhe ja ku je sot .ramosi nuk te hyn me ne pune ,vec te shkaktoje penallta dhe te marre kartona . neser me levanten do fitosh sepse nje penallti do ja jap referi penaldos ,ne kete e dime .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje