Mançini beson ende te vendi i tretë

14 Mars 2015, 15:25Sport TEMA

Interi mendon për Çesenan.

Roberto Mancini kërkon që skuadra e tij ta hedhë pas krahëve dështimin në transfertën e Volfsburg për të kërkuar revanshin në kampionat, madje ai shikon larg duke vendosur një objektiv të rëndësishëm:

“Derisa matematika na i lejon duhet të besojmë te vendi i tretë.

Në ndeshjen kundër Cesenas nuk duhet të pësojmë gola dhe po punojmë në këtë aspekt.

Nuk është asnjëherë e lehtë të menaxhosh një ndeshje sepse duhen llogaritur edhe gabimet.

Duhet të rigjejmë ekujlibrin sepse skuadra ka bindjen që mund të bëjë mirë”.

Mes kampionatit dhe Europës, Interi luan pothuajse çdo tre ditë, por Mancinin nuk e shqetëson lodhja e skuadrës.

Në vijim të konferencës për shtyp ai jep një mendim edhe për vendin që mban aktualisht skuadra në renditje:

“Skuadrat e kreut nuk kanë arritur të shkëputen dhe diferenca është pothuajse e njëjtë.

Nëse arrijmë të japim maksimumin në 4 ndeshjet e radhës mund të fitojmë pozicione të rëndësishme.

Kjo është një javë shumë e rëndësishme, por tani duhet të mendojmë vetëm për Cesenan”.

Në fund, Mancini analizon paraqitjet e fazës mbrojtëse:

“Nuk jam aspak i zhgënjyer sepse kemi humbur për disa gabime dhe kjo është normale.

Ne po punojmë që të mos i përsërisim.

Moduli nuk është i rëndësishmëm, sepse sjellja e skuadrës në fushë është ajo që bën ndryshimin”.

3 komente në “Mançini beson ende te vendi i tretë”

  1. komiti i maleve says:

    mancini eshte po aq pis sa dhe murinjo .
    ujqit e wolfsburgut e bene peshk si interin qe ne asnje kohe nuk me ka pelqyer,por dhe ate bythecin e gjilanit ,shaqir -peshqirin qe vinte verdalle si pordha neper breke ne fushe .
    interi nuk ka menduar kurre qe para 2 vjeteve se si do ti zevendesonte kuajt pa dhembe te argjentines ,por se fundi merr nga dhite dhe beje zabit .

  2. Agim Anastasi says:

    U nxhitove o Shaqo, shume. Edhe zviceranet te bene thirje mos u largo nga Gjermania. Dhe koleget te ftuan te shkoje ne Myncengladbah apo te Dortmundi ,por gabove. Le Gjermanine per Italine. Mbreme e ndoqa ndeshjen me vemendje. Dhe vete komentatori i kabell 1, u çudit kur Mancini te ndroi. Po cili qe ekipi qe ti ke shkuar?! Te gjithe luanin per hesap te vete. Mungonin pasimet e veçanrisht per Ty. Portieri ,veshtire ta gjeshe dhe ne kategorine e dyte ne Shqiperi. Bashkou me Poldin, braktise ne fund te sezonit Interin,e ktheu aty te Xhaka apo ekip tjeter. Rumenike te dogji me kete trasfer per interesat e veta.

  3. emër says:

    Keqardhje për tifozat, po ky Mamqini është pemëthyer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje