Kohler: Bufon, pika më e dobët e Juventusit. Dortmund fiton 3-1

17 Mars 2015, 16:22Sport TEMA

Jurgen Kohler thotë se Xhanluixhi Bufon është pika më e dobët e Juventusit dhe shpreson që Borusia Dortmund të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Jam i bindur se BVB do të kualifikohet në çerekfinale”, ka thënë Kohler për Bild.

“Juventusi mund të jetë një skuadër e madhe në Serie A, por ata kanë një varg dobësish.

Bufon ishte një portier i jashtëzakonshëm, por ai tashmë nuk është portieri që ishte dikur.

Ai ka bërë disa gabime së fundmi.

Juventusi është i thyeshëm në mbrojtje.

Rezultati i ndeshjes së parë është shumë i rrezikshëm për Juventusin.

Dortmund gjithmonë është i aftë t’i ndëshkojë, nëse ata qëndrojnë shumë në mbrojtje.

Lojtarët si Marko Rojs dhe Aubamejang mund të shënojnë nga asgjëja.

Parashikimi im? Mendoj se Dortmund do të kalojë në avantazh 3-0 dhe do ta fitojë ndeshjen me rezultat 3-1”, ka shtuar ish-lojtari i Juventusit dhe Dortmundit, raporton Telegraf.

6 komente në “Kohler: Bufon, pika më e dobët e Juventusit. Dortmund fiton 3-1”

  1. sit back and relaks says:

    bukur, me kete qe thote kohler ndeshja i shkon juves. te gijthe bastexhinjte te vene kulifikim te juves, 0 deri 2 gola,

  2. Tan_Tironci says:

    Kohler, ka pas qene mbrojtesi me I keq qe ka pas juventusi, (van Basten e tall te ne c do ndeshje) dhe gjermanise.
    Ja ka fut koto me kte deklarate, nejse, opinioni I tij.

  3. madrid says:

    E ke gabim “Tironco”. S’jam tifoz fare me gjermanine, dhe ky trap ja ka fut kot si koment, por ama ka qene nje mbrojtes i shkelqyeshem, dhe i vetmi qe mund te markonte VanBasten. Kuptohet qe gola do bente Van Basten, po jo aq shpesh sa thu ti.

  4. Antonio says:

    QE Juleshi le leshte sot ne Gjermani, nuk ka me te voglin dyshim; siç s’ka me te voglin dyshim fakti qe kjo skuader mafioze di te fitoje vetem ne Itali, duke perdorur mjete jo-sportive!
    Jashte kufijve italiane ngelet gjithmone nje krijese njeqelizore pa kurrefare peshe!

    A. Minga

    1. breshka says:

      Ti antonio kujdes me emrin se e ke shume me mafioz sesa juvja. dukesh qe do jesh me interin qe fiton kupa prej kartoni, ose me gjermanet qe hane dru sa here i dalin para italianet. ne te dyja rastet je kokrra gamorit…

    2. sit back and relaks says:

      ca po thoshe antonio gurabardhi? e pe golin e pare te juves?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje