Erkand Qerimaj tërhiqet nga Europiani

17 Mars 2015, 15:55Sport TEMA

Shqipëria do të përfaqësohet vetëm me Shqiponja Brahjan në Europianin e Peshëngritjes në Tbilisi, pasi Erkand Qerimaj është tërhequr nga kjo garë.

I kontaktuar në telefon nga Top Channel, kampioni i Europës në fuqi në peshën 77 kg ka pranuar se dëmtimi në mes e ka detyruar të marrë këtë vendim.

26-vjeçari shkodran pohoi se pasi ka bërë rezonancën manjetike dhe pas konsultimeve me mjekët italianë, ka vendosur të qëndrojë rreth 1 muaj larg shtangës në mënyrë që të rikuperohet sa më shpejt, për të qenë gati për Botërorin e nëntorit, i cili është njëkohësisht garë kualifikuese për Lojërat Olimpike “Brazil 2016”.

Tërheqja e të vetmit peshëngritës elitar shqiptar nga ky kompeticion bën që të pakësohen shpresat tona për një medalje, pasi Shqiponja Brahja është një peshëngritëse e cila i është rikthyer këtij sportit para 1 viti e gjysmë pas një pezullimi 2-vjeçar për shkak të përdorimit të dopingut.

2 komente në “Erkand Qerimaj tërhiqet nga Europiani”

  1. emux apapotorp says:

    te gjithe dopohen peshengritesit tane asnje nuk shpeton

  2. babaqja says:

    Domosdo.Kur ne krye te Federates ke Elez Gjozen,nje krye hajdut e krye mashtrues doganash, keshtu ndodh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje