Raiola: Pogba te Reali? Ky ekip i përdor lojtarët dhe pastaj i flak

19 Mars 2015, 15:34Sport TEMA

E ardhmja e Pol Pogba lidhet gjithnjë e më shumë me ngjyrat e Paris Saint Germain.

Nga Franca raportojnë se presidenti Al Khelaifi po përpiqet në cdo mënyrë për të transferuar mesfushorin e Juventusit në “Parc de Prince”.

Por, jo vetëm kaq.

21-vjecari, sipas “Le Parisien”, mund të tërheqë në Paris edhe Karlos Tevez.

Çmimi i kartonit të Pogba mund t’i kalojë 100 milion euro.

Të paktën kështu mendon menaxheri i francezit, Mino Raiola, i cili shpjegon se klienti i tij është një vepër arti.

“Të gjithëve u pëlqen kur them se vlen 100, 120 apo 130 milionë euro.

Çmimin e saktë askush nuk e di.

Merkatoja e futbollistëve është një sport më vete.

Të gjithë thonë që Pogba është një futbollist me potencial të paprecedent.

Unë jam i vetmi që nuk flas për të me termat e merkatos.

Sapo kemi rinovuar kontratën me Juven, duke menduar se është një nga klubet më të mira në botë, por nëse ndonjë skuadër e kërkon, le të bëjë një ofertë.

Nuk duhet të flasim vetëm për para, Pol do të shkojë atje ku do të jetë i lumtur.”

Mos vallë është Reali i Madridit klubi që do ta bëjë të lumtur Pogbanë?

Raiola nuk e kursen ironinë për klubin “Los Blankos”.

“Kurrë nuk ia kam propozuar Pogbanë Realit.

Pastaj kjo skuadër e ka zakon t’i përdorë futbollistët si facoletë para se t’i hedhë mënjanë.

Noshta ata pëlqejnë lojtarë që bëjnë disa ndeshje të mira në Botëror.

Ne duam një klub që beson te Pogba.

Nuk ia mbyll derën Realit, por as ia hap.”

Nga Pogba te Zlatan Ibrahimovic. Raiola e përjashton mundësinë e largimit të parakohshëm të gjigantit suedez:

“Teorikisht Zllatan mund të largohet që këtë verë, për jo pa dëshirën e klubit.

Pra, praktikisht, nuk mund të largohet, sepse Ibra është është akoma futbollisti më i rëndësishëm i Paris Saint Germain.

Është i gjatë 1 metër e 96 centimetra, ka teknikën e Mesit, karakterin e Muhamed Ali dhe forcën e Majk Tajson.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje